Rindizet beteja për Super League, A22 nis procedurat për dëmshpërblimin prej 4.5 miliardë euro nga UEFA

24/11/2025 19:51

A22 Sports Management, kompania që është pas projektit për Super League evropiane nisi procedurat për të kërkuar dëmshpërblim nga UEFA për një vlerë prej 4.5 miliardë eurosh. Kjo kompani doli me një komunikatë zyrtare duke konfirmuar gjithcka.

‘A22 Sports Management bëri të ditur se në 21 nëntor të 2025 nisi procedurat për të përfituar një dëmshpërblim për dëmet e pësuara nga abuzimi me pozicionin dominues të UEFA si operator monopol të kompeticioneve futbollistike evropiane për klube-theksohet në komunikatën e A22-në 21 dhjetor të 2023, Dhoma e Madhe e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian vendosi që UEFA ka abuzuar me pozicionin e saj dominues të monopolist në merkaton e kompeticioneve futbollistike ndërkufitare mes klubeve duke shkelur të drejtën për konkurrencë në BE. Në vendimin e saj, Gjykata Evropiane e Drejtësisë i kërkoi UEFA të hapë merkaton për organizatorë si A22’

Komunikata e A22 vijon duke theksuar se pavarësisht vendimeve nga 3 gjykata evropiane, UEFA vazhdon të aplikojë rregulla dhe praktika që bien në kundërshtim me vendimet gjyqësore dhe se duke injoruar këto vendime, UEFA tani  rrezikon të përballet me kërkesën për dëmshpërblim nga ana e klubeve dhe A22.

‘Në dhjetor të 2024, A22 i kërkoi UEFA të vijojë Unify League, propozimin e saj për kompeticionet e reja panevropiane-vijon komunikata e A22-kërkesa ishte në koherencë me kërkesat e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Më pas A22 nisi bisedimet me mirëbesim me UEFA për 7 muaj në tentativë për të arritur një akord për një zgjidhje globale. Gjatë këtyre bisedimeve, A22 bëri lëshime të rëndësishme për të reduktuar hendekun mes propozimit të Unify League dhe kompeticioneve futbollistike të UEFA. Propozimet e A22 përqendroheshin në 3 cështje thelbësore; përmirësimin e formatit, modernizimin e qeverisjes dhe implementimin e platformës së transmetimit onlinë Unify me synimin për të ofruar më shumë aksesibilitet dhe teknologji avangardë për tifozët që I shohin ndeshjet në shtëpi. Pavarësisht këtyre kompromiseve të rëndësishme, nuk u arrit asnjë marrëveshje. Prandaj, hapi i vetëm për t’u ndërmmarrë është ai i kërkimit të një dëmshpërblimi për dëmet e pësuara për shkak të sjelljet joligjore të UEFA’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta