Napoli-Qarabag, një sfidë mes Ferrarit të zi të Maradonës dhe pistës së Formula 1
Në prag të sfidës së Ligës së Kampioneve me Bayer Leverkusen, Pep Guardiola kërkoi ndjesë për një incident që pati me një kameraman pas humbjes me Neëcastle në kampionat, një imazh që bëri xhiron e botës.
Në atë moment, trajneri katalanas diskutoi me nervozizëm me Bruno Guimaraes e më pas e kapi me kameramanin që kishte regjistruar skenën
‘Kërkoj ndjesë-tha Guardiola në konferencën e tij për shtyp-u ndjeva me turp kur e pashë momentin, është e sikletshme dhe i kërkoj ndjesë kameramanit. Unë jam ky që jam. Nuk jam perfekt dhe bëj gabime, por një gjë është e sigurt, e mbroj skuadrën dhe klubin tim, mos më keqkuptoni. Gjatë eksperiencës sime, për të fituar Premier League duhen 98 apo 100 pikë, përndryshe nuk fitohet dhe duke ditur se kemi humbur 4 ndeshje në 12 të tilla…’
Humbja e pësuar pasditen e së shtunës ia komplikoi jo pak gjërat skuadrës së Pep Guardiolës që zbriti në vendin e tretë të klasifikimit të Premier League me 7 pikë më pak se Arsenali kryesues, një diferencë kjo që mund të anulohet në letër, nëse Arsenali në javët e ardhshme e ngadalëson ritmin dhe nëse vetë Manchester City nuk bën më hapa falsë.
Top Channel