Rindizet beteja për Super League, A22 nis procedurat për dëmshpërblimin prej 4.5 miliardë euro nga UEFA
Barcelona nuk e kryeson renditjen e La Liga, por diferenca me Realin e Madridit është reduktuar në vetëm 1 pikë. Megjithatë është një aspekt ku skuadra e drejtuar nga Hansi Flick i lë shumë prapa rivalët e saj historikë dhe bëhet fjalë për sulmin dhe golat e shënuar.
Pavarësisht se Kylian Mbappe kryeson listën e golashënuesve të La Liga me 13 gola, kjo nuk I mjafton Realit të Madridit për të kaluar Barcelonën. Në këtë pikë shifrat nuk gënjejnë, 36 gola të shënuar nga Blaugranat në kampionat kundrejt 28 të Realit të Madridit
Analiza e kësaj diferencë nis me faktin se te Barcelona kanë gjetur golin 11 futbollistë, ndërsa te Reali i Madridit kanë shënuar 8 lojtarë. Te Barcelona spikasin më shumë Robert Lewandowski (8 gola) dhe Ferran Torres (7 gola), ndërsa në vendin e tretë janë Lamine Yamal dhe Fermin Lopez, të dy me 4 gola. Raphinha ka 3 gola, ndërsa Pedri, Araújo dhe Rashford kanë 2 goles. Kanë shënuar 1 gol Olmo, Eric García dhe Koundé. Te Reali i Madridit, pas Mbappe është një boshllëk i madh teksa Vinicius i dyti, është me 5 gola të shënuar i ndjekur më pas nga Güler (3), Bellingham (3), Carreras (1), Huijsen (1), Militao (1) dhe Mastantuno (1).
Një tjetër e dhënë që tregon diferencat e mëdha mes Barcelonës dhe Realit të Madridit për forcën sulmuese është fakti se skuadra e Flick e ka cuar në 50 numrin e ndeshjeve radhazi që shënon, ndërsa Reali i Madridit para dy javësh ‘ngeli thatë’ në ndeshjen me Rayo Vallecanon ndaj të cilit barazoi 0-0.
Por ajo që shqetëson më shumë në Madrid është fakti, që Barcelona ka mundur të arrij në këto shifra me Raphinhan 2 muaj jashtë fushave të dëmtuar, me Lamine Yamal që po përballet me pubalgjinë dhe me Robert Lewandowskin jashtë fushave për 3 javë . Edhe në Ligën e Kampioneve, Real Madrid është më mirë në renditje me 9 pikë kundrejt 7 të katalanasve, por edhe këtu Barcelona ‘i lë targën’ Los Blancos me 12 gola të shënuar kundrejt 8 të madrilenëve.
Në total, në këtë pjesë të parë të sezonit, Barcelona ka një avantazh prej 12 golash me Realin e Madridit, 48 gola të shënuar kundrejt 36 të Los Blancos që tregon se skuadra katalanase ka vënë diktatin përsa i përket lojës sulmuese.
Top Channel