Ka takime sportive, që nëse lexon me lentet e historisë, regojnë për ndërthurje , sfida dhe legjenda. Ajo mes Napolit dhe Qarabag në Ligën e Kampioneve ka një aromë benzine, shpejtësie dhe kujtimesh sepse dita e ndeshjes përkon me 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të Diego Armando Maradonës; për shumë vetë futbollisti më i madh, ikona më e rëndësishme e klubit të Napolit dhe vetë qytetit.

Me talentin, bujarinë dhe ekstravagancën e tij, kujtimi i Maradonës ruan anekdoda pafund mes të cilëve është edhe e vetmja makinë Ferrari Testarossa me ngjyrë…të zezë. Dhe në Baku, si rastësisht, mbahet edhe një garë e Formula 1

Ferrari i zi

Jemi në vitin 1987, Maradona sa i kishte dhuruar Napolit titullin e parë kampion të italisë dhe presidenti i klubit i asaj kohe, Ferlaino e shpërbleu me një Ferrari. Janë vitet e modelit Testarossa me fenerë që nuk dukeshin dhe motorin V12 prej 400 kuaj fuqi. Diego u dashura me këtë model, por kishte një problem; ai e donte me ngjyrë të zezë dhe në atë kohë Enzo Ferrari nuk mendonte për ngjyra të tjera përvec të kuqes për automjetet e tij.

Vetëm për të

Kështu Ferlaino kontaktoi personalisht në Maranello për të kërkuar një përjashtim dhe iu lejua dhe kështu Ferrari Testarossa me ngjyrë të zezë e Maradonës iu dërgua Napolit. Nga ky moment janë treguar shumë legjenda. Duket se në momentin që hyri në makinë, El Pibe De Oro u ankua për mungesën e stereos dhe ajrit të kondicionuar. U tha, u bë; u krye edhe modifikimi i dytë. Pastaj ka histori të tjera, teksa ka nga ata që thonë se e kanë parë Maradonën të ecte me shpejtësi 300 km/h në mes të natës në aksin mes Pozzuolo dhe Fuorigrotta.

Një pistë shumë e shpejtë

Ato që padyshim ecin me shpejtësi të çmendura janë makinat e Formula 1 që garojnë në pistën e Baku, në Azerbajxhan. Është një prej pistave me pjesën e drejtë më të gjatë në të gjithë botërorin; 2.2 km të gjatë. Këtu në 2016, Valtteri Bottas arriti shpejtësinë më të lartë që është regjistruar ndonjëherë në ndonjë paraqitje zyrtare; 378 km/h. Një rekord, si ata të regjistruara nga Maradona në eksperiencën e tij të paharruar e të paharrueshme me Napolin, si Ferrari Testarossa i tij i zi që vazhdon të tregojë historinë e një prej gjenive të futbollit botëror

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta