Napoli-Qarabag, një sfidë mes Ferrarit të zi të Maradonës dhe pistës së Formula 1
Një prej momenteve më vendimtare për të mos thënë më vendimtari në derbin e Milanos ishte padyshim penalltia e pritur në pjesën e dytë nga Mike Maignan. Një ndërhyrje që kishte vlerën e një goli të shënuar, por që ka një shije akoma më të ëmbël për tifozerinë e Milanit.
Këta të fundit e panë gabimin e turkut si një revansh sportiv duke shpërthyer në festë kur panë mrekullinë e portierit të skuadrës së tyre ndaj atij që kaloi te Interi me parametra zero dhe që u bë armiku sportiv nr.1 në Sektorin e Jugut të San Siros.
Mrekullia e Maignan te penalltia; detaji që destabilizoi Calhanoglu
Pas pritjes së penalltisë së Maignan nuk është vetëm instikti, por edhe një strategji psikologjike precize që përmblidhet në 3 pika:
Destabilizimi:Portieri francez ka punuar përkrah ish shokut të tij të skuadrës duke i sugjeruar me provokim ku të gjuajë për të nënkuptuar dyshimin
Lëvizja: Përpara gjuajtjes, Maignan bëri një hap të vogël ne të majtën e tij duke lënë hapësirë atë pjesë të portës ku gjuan zakonisht Calhanoglu.
Refleksi: Në momentin e duhur ‘Magic Mike’ u hodh në krahun e djathtë duke e kapur në befasi Calhanoglu teksa e neutralizoi gjuajtjen e tij, e madje evitoi që topi të rigjuhej serish
Calhanoglu dhe penalltitë në Serie A; ulet mesatarja pas derbit
Ndërhyrja e Maignan ka një peshë specifike të madhe edhe te statistikat e pagabueshme të mesfushorit zikaltër. Hakan Calhanoglu paraqitej te pika e bardhë e penalltisë me një përqindje realizueshmërie monstruoze prej 95% dhe ky gabim në derbi ‘e njollosi’ pak këtë statistikë. Në fakt pas 11 metërshit të 23 nëntorit, mesatarja e saktësisë së Calhanoglu nga pika e bardhë bie; tani Calhanoglu ka 21 penallti të shënuara në 23 të ekzekutuara me një përqindje prej 91.3%. Një e dhënë të konfirmon se sa e jashtëzakonshme ishte ajo pritje e Maignan.
Top Channel