Pas barazimit me Parmën përpara pauzës së ndeshjeve të kombëtares, Milani kishte nevojë për një rifillim të ri dhe fitorja në derbin e së dielës përbën mundësinë perfekte për ta bërë këtë. Sigurisht, ka shumë rrugë për të bërë, por shanset janë që kuqezinjtë të ëndërrojnë diçka më shumë se thjesht kualifikimi për në Ligën e Kampioneve.

Merita i shkon Massimiliano Allegrit, por jo vetëm atij. Përvec mrekullisë së Maignan, Christian Pulisic u konfirmua edhe njëherë si macja e zezë e Interit. Impakti i ‘Capitan America’ sic i thonë ndryshe në Itali Pulisic, kundër Interit është fantastike. Me atë të shënuar ditën e diel, Pulisic shkon në 3 gola të shënuar në ndeshjet derbi dhe në të 3 këto ndeshje, ka qenë Milani ai që ka fituar

Goli i parë i Pulisic në derbin e Milanos ishte në shtator të 2024 kur shënoi golin e avantazhit 1-0 për kuqezinjtë. Ndeshja u mbyll 2-1 për kuqezinjtë falë golit te Gabbias në fundin e ndeshjes. Në janar erdhi një tjetër gol me peshë, por jo në Serie A, por në finalen e Superkupës në Riad. Në atë finale Milani ishte në disavantazhin 0-2, por arriti ta fitojë me përmbysje 3-2 me Pulisic që shënoi golin e barazimit 2-2.

Por përvec faktorit Pulisic, ke edhe rastësi të tjera interesante që e bëjnë Milanon kuqezi të ëndërroje. Për të zbuluar koincidencën e parë duhet të kthehemi në kohë me 15 vjet në sezonin 2010/11. Edhe në atë kohë derbi i Milanos u luajt në nëntor dhe ishte për javën e 12 të Serisë A e për më tepër u mbyll me fitoren 1-0 të Milanit me golin e Zlatan Ibrahimovic, me suedezin që mbante fanelën me numrin…11, ashtu sikurse dhe Pulisic. Dhe në fund të atij sezoni Milani që në stol kishte pikërisht Massimiliano Allegrin, fitoi titullin e 18 të tij.

Koincidenca tjetër është më e freskët dhe ka të bëjë pikërisht me Calhanoglu. Me atë të mbrëmjes të së dielës, turku shkon në 2 penallti të humbura në Serie A, të dyja me fanelën e interit dhe të dyja në të njëjtën portë të San Siros. Rastësia është akoma më e pabesueshme kur shikon të dhënat e tjera: e njëjta javë e Serie A(e 12) dhe e njëjta minutë(e 74). Në nëntor të 2024 ishte Napoli që përfitoi nga gabimi i Calhanoglu me Të Kaltrit që 6 muaj më vonë fituan edhe titullin e Serie A

Me fjalë të tjera, sigurisht është ende të flitet për titullin në Milanello, por Pulisic dhe të gjitha këto koincidenca ndezin jo pak fantazinë për titullin kampion te tifozët e Milanit që kthehen të ëndërrojnë pas një sezoni shumë të komplikuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta