Massimiliano Allegri, në historinë e Milanit, shkon në 100 fitore me kuqezinjtë
Një ditë pas ndeshjes derbi, Interi kuron plagët e humbjes të pësuar ku një pjesë të fajit e ka edhe portieri Yann Sommer. Pas përfundimit të ndeshjes Chivu nuk deshi të vërë gishtin te portieri zviceran për humbjen në derbi, por kjo nuk do të thotë që nuk duhen ngritur pikëpyetje në lidhje me rendimentin e një portieri që në 17 dhjetor do të festojë 37 vjetorin e tij të lindjes.
Në fakt dyshimet për Sommer janë ngritur nga tifozeria që në pjesën e dytë të sezonit të kaluar kur portieri me aftësinë e tij në lojën me këmbë nuk mundtte dot të ekuilibronte peshoren me të metat e shfaqura duke parë edhe pritjet e tij. Këtu nuk duhet harruar as goli i pësuar nga një distancë prej 30 metrash nga Adzic në sfidën me Juventus, një gol që vendosi edhe fitoren e bardhezinjve
Sigurisht që nuk është e drejtë te flitet për Sommer si një portier të paaftë dhe për këtë mjafton të kujtosh pritjen mrekulli ndaj Yamal në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar ndaj Barcelonës në Champions. Po kështu shtatlartësia e tij 1.83 m kërkon një ekplozivitet që e lejon atë të shkojë përtej një deficiti në krahasim me shumë kolegë të tij, gjë që i mungoi në momentin kur largoi topin e Saelemakers, nga ku doli edhe goli i fitores së Pulisic.Një gabim që u pranua edhe nga vetë Buffon. ‘Si ish portier them se ai gol të lë një shije të hidhur sepse mendon se mund të kishe bërë diçka ndryshe edhe pse gjuajtje të tilla janë të komplikuara-ishin fjalët e ish portierit të Juventusit dhe përfaqësueses italiane
Pas ndeshjes derbi u bë e paevitueshme pyetja; me Maignan te Inter dhe Sommer te Milan, kush do të fitonte? Dhe është e imagjinueshme se në një sondazh të tillë hipotetik pëgjigjja do të ishte: Inter me klubin zikaltër që tani do të duhet të reflektojë. Por problemi është i dyfishtë sepse të ndërhysh në merkaton e janarit për një rol kaq delikat si ai i portierit është diçka e komplikuar edhe pse së fundmi në median angleze u përmend emri i Emiliano Martinez si zëvendësuesi i mundshëm i Sommer. Po kështu është e vështirë të kuptohet nëse Chivu do të mund të besojë te Josep Martinez pas ngjarjes tragjike që përjetoi.
Kështu që në këtë moment Interi duket i detyruar të vijojë me Sommer duke shpresuar se zvicerani që është në vitin e fundit të kontratës së tij të cilën nuk do ta rinovojë, të mund të gjejë energjitë psiko-fizike që gjatë viteve e shndërruan në një siguri mes shtyllave. Dhe ndoshta kush është në anën tjetër të fushës të gjejë konkretizimin përpara portës kundërshtare në mënyrë që ta bëjë një gabim të mundshëm të portierit më pak vendimtar
Top Channel