Massimiliano Allegri, në historinë e Milanit, shkon në 100 fitore me kuqezinjtë
Zhgënjimi për humbjen në derbi është i madh, por Marcus Thuram u përpoq të analizojë me kthjelltësi arsyet taktike që sollën edhe këtë disfatë të zikaltërve në këtë përballje me rivalët e qytetit të Milanit.
Në një intervistë për DAZN, qendërsulmuesi i Interit vuri në dukje faktin se kundërsulmet e kundërshtarit janë thembra e Akilit e skuadrës së tij me francezin që bëri edhe një krahasim shumë të fortë; atë me Realin e Madridit. Në analizën e tij, Thuram shpjegoi se loja e Interit bazohet te zotërimi i topit dhe se skuadra ekspozohet ndaj rreziqeve të mëdha kur e humbet ate. Dhe është pikërisht ky fragment, sipas Thuram, ku kundërshtarët u shfaqën letalë në ndeshjen e së dielës
‘Mendoj se Milani, ashtu si Reali i Madridit është skuadra më e fortë në Evropë në kundërsulm-ishin fjalët e Marcus Thuram.
Një deklaratë kjo që nënvizon rrezikshmërinë e kuqezinjve kur gjejnë hapësira, një karakteristikë që i bëri një dëm të madh Inter. Janë këto fjalë që kanë ngjallur diskutime edhe në rrjetet sociale, edhe pse synimi i Thuram ishte t’i bënte një kompliment Milanit dhe në fakt në konferencën për shtyp, francezi kishte deklaruar: ‘Thuhet gjithnjë qe Inter është më i fortë, por edhe Milani ka lojtarë të mëdhenj’. E megjithatë pati nga atsa që e panë këtë deklaratë si një thumb, pasi në futbollin modern të sotëm plot estetikë, kundërsulmi nuk shihet më si një aspekt pozitiv
Top Channel