Inter, Chivu shfajëson Sommer: Nuk do të vë kurrë gishtin ndaj ndonjë prej lojtarëve, do të kishte aromën e dështimit

24/11/2025 00:13

Interi humbi në Derbin e Madonninës ndaj Milanit dhe e sheh veten të parakalohet nga kuqezinjtë në renditje. Megjithatë trajneri Cristian Chivu është shfaqur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

‘Nuk është vetëm ajo që krijuam, me përjashtim të vëmendjes-tha Chivu-na shënuan gol në të vetmin rast me pasim të gjatë, futbolli kështu është. Djemtë u përpoqën me të gjitha mënyrat, ky është shpirti që dua të shoh. Katër humbje në 12 ndeshjet e para janë pak si shume, por klasifikimi është i shkurtër’

Trajneri rumun i Interit mori në mbrojtje edhe portierin Yann Sommer ndaj të cilit pati disa kritika për golin e pësuar nga Pulisic

‘E di cfarë krijojmë dhe cfarë rreziqesh marrim përsipër-shtoi Chivu-lojtarët e mi janë më të mirët, kërkojnë gjithnjë maksimumin. Nuk do të vë kurrë gishtin te ndonjëri prej tyre, përndryshe do të kishte aromë dështimi. Në këtë humbje nuk ka vetëm 1 fajtor, jemi të gjithë të përfshirë. Mund të kishim menaxhuar më mirë momentet, kemi vetëm detyrën të ringrihemi sepse të mërkurën kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme’

Cristian Chivu foli edhe për zëvendësimin e Lautaro Martinez duke saktësuar:

‘Lautaro Martinez është mirë, nuk mund të zëvendësoj lojtarë unë? Është një zgjedhje e imja teknike, edhe djemtë  që janë në pankinë meritojnë të japin kontributin e tyre-tha Chivu

Dhe në fund trajneri zikaltër foli për golat e pësuar në kundërsulm

‘Për shkak edhe të karakteristikave të futbollistëve tanë, jemi të detyruar të sulmojmë me forca të shumta dhe jem më të ekspozuar ndaj kundërsulmeve-tha Chivu-sot lejuam një të tillë dhe ishte fatal. Deri tani kemi pësuar shumë pak duke parë edhe  se cfarë rrezikojmë. Duhet të përmirësohemi në perceptimin e rrezikut dhe të shkaktojmë ndonjë faull më shumë’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta