Barcelona do të luajë këtë të martë ndaj Chelsea në Londër dhe Hansi Flick pas shumë javësh për të mos thënë muajsh, do të ketë në dispozicion të gjithë artilerinë e rëndë të sulmit për të përballuar Blutë në Stamford Bridge.

Rasti i Raphinhas është shumë i vecantë, me brazilianin që i pati disa minuta në ndeshjen me Athletic Bilbaon në Camp Nou, i cili shfaqi një nivel të mirë dhe i pëlqeu trajnerit gjerman. Por qëndrimi 2 muaj jashtë fushave për dëmtim në bicepsin femoral e sidomos rikthimi i të njëjtit dëmtim, e detyrojnë Flick të jetë më i kujdesshëm.

Të paktën kjo është ajo që Hansi Flick la të kuptohet në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Chelsea teksa përdori frazën ‘hap pas hapi’ në lidhje me një aktivizim të mundshëm të sulmuesit brazilian

‘Për mua ka rëndësi që u kthye-tha Flick-përsa iu përket minutave që do të ketë në fushën e lojës, do të vendosim. Këtë sezon ka pësuar dy dëmtime dhe kjo nuk është e mire, tani duhet të tregojmë kujdes me të’

Flick foli edhe për paraqitjen e Raphinas në ndeshjen e së shtunës duke mos e fshehur kënaqësinë e tij.

‘Edhe në ato minuta që pati të shtunën, ai tregoi dinamikën që ka pasur, e pamë diferencën edhe me topin. Krijoi shumë hapësira për ne dhe jam shumë I kënaqur që u kthye-tha Hansi Flick

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta