Arsenal dhuron spektakël në derbin londinez, ‘poker golash’ ndaj Tottenham
Roma duket se nuk vuan nga lartësitë në këtë sezon. Skuadra verdhekuqe fitoi ndeshjen e saj të javës së 12 në transfertë ndaj Cremoneses dhe e sheh sërish veten në krye të klasifikimit të Serie A.
Megjithatë kjo ndeshje nuk ishte shumë e lehtë për Romën që u desh të vuante në pjesën e parë. Verdhekuqtë morën avantazhin në këtë fraksion me Soule që shënoi me një gjuajtje në hyrje të zonës. Por në minutat në vazhdim skuadra e Gasperinit iu fal Svilar dhe reflekseve të tij që e mbajti portën të paprekur me Romën që shkoi në pushimin e ndeshjes me avantazhin 1-0. Në pjesën e dytë edhe pse u mbajt ritmi i lartë, ishin zëvendësimet e bëra nga një Gasperini nervoz dhe që u ndëshkua me karton të kuq, ato që bënë diferencën në fushë.
Në minutën e 64, El Aynaoui dha një asist për Ferguson që shënoi golin e dytë për verdhekuqtë, ndërsa 5 minuta më vonë, ishte El Sharaawy që shërbeu te Wesley për golin e tretë të skuadrës së drejtuat nga Gasperini.
Në minutat shtesë, Cremonese shënoi golin e nderit, me Folinon dhe sfida u mbyll me rezultatin 3-1 për Romën që pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 27 pikëve pas 12 javëve kampionat, ndërsa Cremonese mbetet më 14 pikë.
Top Channel