Partizani dhe Vllaznia mjaftohen me një pikë, shkodranët ruajnë vendin e parë
Është mbyllur java e 12-të e Superiores, e cila nuk dhuroi shumë surpriza dhe ndryshime pozicionesh.
Vllaznia dhe Elbasani ndajnë vendin e parë me nga 24 pikë secila, kjo pas barazimeve 1-1 me skuadrat e kryeqytetit, Partizanin dhe Dinamon.
Pas tyre vjen Egnatia me 22 pikë, e cila mundi 5-1 Bylisin, duke u rikthyer fuqishëm në garën për titull.
Dinamo plotëson Top 4-shen me 19 pikë.
Teuta është afruar me “Nëndetësen” me 18 pikë, kjo pas fitores 0-1 kundër Vorës, me këtë të fundit që renditet në vendin e 6-të me 14 pikë.
Partizanit i mjaftoi pika me Vllazninë për të lënë pas Bylisin në zonën play out.
Tabela mbyllet nga Flamurtari me 9 pikë dhe Tirana me 7, me të dyja skuadrat që barazuan kundër njëra-tjetrës në Vlorë.
REZULTATET:
E shtunë (22.11.2025)
Egnatia 5-1 Bylis
Vora 0-1 Teuta
Dinamo 1-1 Elbasani
E diel (23.11.2025)
Flamurtari 1-1 Tirana
Partizani 1-1 Vllaznia
RENDITJA:

Top Channel