Ashtu siç ndodh zakonisht në Kategorinë Superiore, edhe këtë radhë trajnerët e skuadrave kombëtare të moshave kanë përcaktuar formacionin dhe trajnerin më të mirë pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 28 të kampionatit.

Trajneri më i mirë për këtë javë u shpall Enkeleid Dobi i Teutës pas fitores së skuadrës durrsake në Tiranë ndaj Dinamos.

Përsa i përket formacionit, në portë është përzgjedhur portieri i Egnatias Mario Dajsinani, ndërsa në mbrojtje janë Vasilios Zhongo (Teuta), Elmando Gjini (Vllaznia) dhe Diar Halili (Tirana). Reparti i mesfushës për këtë javë përbëhet nga Ardit Krymi (Vllaznia), Ibrahim Abass (Elbasani), Irgi Kasalla (Vora) dhe Xhonatan Lajthia (Elbasani).

Futbollisti në mbështetje të sulmit është përzgjedhur sur Roëan Human (Partizani), ndërkohë që reparti i avancuar përbëhet nga William Serge Tabekou (Tirana) dhe Ergis Arifi (Teuta).

Top Channel