Qazim Laçi bën dhe zhbën…shënon gol spektakolar me goditje dënimi e më pas ‘skuqet’
Reali i Madridit është skuadra me më shumë penallti në favor në të gjithë Evropën. Kjo është ajo që publikon e përditshmja spanjolle AS që i referohet të dhënave të Betfair sipas të cilit në këtë sezon, është pikërisht skuadra e Xabi Alonsos ajo që ka fituar më shumë të drejtën për të ekzekutuar 11 metërsha në të 5 Ligat e rëndësishme evropiane.
Në 12 ndeshje të zhvilluara në La Liga, Los Blancos kanë fituar 6 penallti me një mesatare 0.5 për ndeshje, megjithatë efikasiteti nga pika e bardhë ka qenë 66.7% kjo për shkak të gabimeve të Vinicius në ndeshjen me Valencian dhe Kylian Mbappe kundër Barcelonës. Nga 4 penalltitë e ekzekutuar saktë, 3 mbajnë firmën e Mbappe dhe 1 të Vinicius.
Po të llogarisim edhe Ligën e Kampioneve, Reali i Madridit rezulton me 9 penallti në favor në total (6 në kampionat dhe 3 në Evropë). Duke parë si po shkojnë gjërat, Reali i Madridit duket se do të jetë skuadra me më shumë penallti në favor në kampionat për herë të 29 në histori. Që nga momenti kur filloi të luhet kampionati spanjoll në sezonin 1928/29, klubi madrilen ka në total 578 penallti në favorin e tij.
Përsa i përket pjesës tjetër, mes 11 skuadrave me më shumë penallti në favor në të gjitha Ligat, 8 i përkasin kampionatit francez, mes tyre dhe Toulouse që ka 6 penallti në favor po aq sa edhe Real Madrid. Gjatë gjithë historisë së tij, klubi merenges ka fituar protagonizëm në La Liga për penalltitë që ka pasur në favor
Në 28 nga 94 sezonet e përfunduara, Los Blancos e kanë kryesuar këtë statistike edhe pse në 8 prej tyre e kanë ndarë rekordin me një skuadër tjetër. Pa shkuar shumë më larg, por sezonin e kaluar, Reali i Madridit pati 14 penallti në favor i ndjekur nga Alaves me 11 dhe Betis me 10 në 38 javë kampionat
Por Reali i Madridit spikat edhe në aftësinë mbrojtëse përsa i përket penalltive kundër duke qenë se është skuadra që ka mbyllur më shumë kampionate pa marrë asnjë penallti kundër me një total prej 9 sezonesh.
Top Channel