Partizani dhe Vllaznia mjaftohen me një pikë, shkodranët ruajnë vendin e parë
23/11/2025 18:38
Partizani dhe Vllaznia kanë barazuar 1-1 në sfidën mbyllëse të javës së 12-të të Superiores.
Takimi i luajtur në “Arenën e Demave” ishte i luftuar, por goli i parë erdhi vetëm në fundin e pjesës së parë nga Toma, i cili kaloi në avantazh të kuqtë.
Në pjesën e dytë, Mala gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 59’, ndërsa sfida nuk prodhoi më gola në minutat e mbetura.
Me këtë pikë, shkodranët ruajnë vendin e parë me 24 pikë, po aq sa AF Elbasani, ndërsa Partizani largohet nga zona e “play out”, duke u ngjitur në vendin e 7-të me 13 pikë.
REZULTATI:
PARTIZANI 1-1 VLLAZNIA
Toma 45’ / Mala 59’
Top Channel