Massimiliano Allegri i gëzohet Milanit të tij: Kemi pikët që meritojmë…

23/11/2025 23:53

Milani u konfirmua si kriptoniti i Interit. Kuqezinjtë fituan në San Siro ndaj zikaltërve me rezultatin 1-0 duke regjistruar ndeshjen e 6 radhazi pa humbje ndaj rivalëve të qytetit por ajo që ka më shumë rëndësi është se Milani është një kandidat serioz për titull teksa ka barazuar Napolin dhe është 2 pikë pas Romës kryesuese.

Por jo vetëm kaq, Milani konfirmohet i madh ndaj ekipeve të mëdha që u pa edhe në derbin e Madonninës dhe padyshim ky sukses e ka lënë të kënaqur trajnerin Allegri.

‘Ishte një fitore e bukur, një ndeshje argëtuese-tha trajneri kuqezi pas ndeshjes-në 15 minutat e para u bllokuam, por më pas gjërat shkuan më mirë. Kemi pasur 4-5 situata të cilat mund të ishin mbyllur më mirë në 20 metrat e fundit. Duhet të bëjmë më mirë edhe te krosimet, të jemi më të zotët me pasimet.Pastak, u mbrojtëm me rregull. Bëmë një ndeshje të bukur, mbrojtëm mirë edhe në goditjet standarde’.

Për Allegrin fitimi i ndeshjeve direkte me skuadrat e mëdha është një kënaqësi e madhe

‘Të fitosh ndeshjet direkte është një gëzim i madh-vijoi Allegri-është e vërtetë kemi humbur pikë me skuadrat e vogla, por me Romën dhe Napolin mund të barazohej, kështu që mund të them se kemi pikët që meritojmë.’

Nëse Milani fitoi këtë derbi të Madonninës, një meritë të madhe ka Maignan që priti penalltinë e Calhanoglu

‘Maignan pritës penalltish? Claudio Filippi është më i miri në këtë roj, është shumë i kujdesshëm, më i miri në përgatitjen e portierëve edhe në rastet e penalltive-tha Allegri që më pas u kthye tek analiza e ndeshjes  dhe ecurinë e Milanit në kampionat

‘Gjithsesi, kjo ndeshje konfirmoi ecurinë që kemi në kampionat që nga fillimi-vijoi Allegri-kur ka pasur ndeshje ku ritmin duhej ta diktonim ne, me raste e kemi bërë me raste jo sic ndodhi ndaj Pisas dhe Parmës.Kur rritet niveli, mbron më mirë dhe je më ‘i keq’ në kundërsulme. Ja përse me skuadrat e vogla bëhemi më të brishtë. Rezultati i mbrëmjes së sotme është shumë i rëndësishëm në aspektin psikologjik sepse të shkonim në -5 pikë do të thoshte të ishim jashtë 4 vendeve të para që nuk janë shumë, por është e rëndësishme të jemi brenda’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta