Lazio e la pas humbjen me Interin dhe rikthehet te fitorja në kampionatin italian. Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarrit iu imponua Lecces së Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës duke e mundur me rezultatin 2-0 edhe pse dy futbollistët e kombëtares shqiptare ishin vlerësuar me një notë mbi 6 nga portali i specializuar ‘Sofascore’.

Në Olimpico sfida u zhvillua në një klimë surreale, për shkak të grevës dhe protestës së tifozëve kundër presidentit të Laziot, Claudio Lotito me bardhekaltrit që rrezikuan në minutat e para. Në fakt Lecces iu anulua një gol i shënuar nga Sottil për një faull të këtij të fundit ndaj Isak. Pas kësaj, Lecce bëri shumë pak në fushën e lojë për të mos thënë asgjë, duke qenë se nuk bënë asnjë gjuajtje në drejtim të portës laziale, ndërkohë që skuadra e Sarrit filloi të vendosë diktatin në fushën e lojës.

Në minutën e 29, Lazio mori avantazhin e merituar me golin e Guendouzi që shfrytëzoi një asist të Basic. Lecce e kishte të vështirë të përgjigjej dhe Di Francesco nxori nga loja Camardan dhe Berishën për të aktivizuar Stulic e banda. Por ishte Lazio që shënoi me Dia, një gol që u anulua për shkak të një faulli të këtij të fundit ndaj një mbrojtësi të Lecces. Gjithsesi, bardhekaltrit arritën të gjejnë golin që futi në kasafortë këtë fitore dhe kjo ndodhi në minutën e 95 me Noslin që vulosi triumfin 2-0 të lazios që shkon në 18 pikë, 2 më pak se Juventus që mbetet me 10 pikë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta