Manchester City pësoi disfatë pasditen e së shtunës në kampionat ndaj Neëcastle me rezultatin 2-1, diçka që nuk u prit aspak mirë nga Pep Guardiola që nuk e fshehu aspak nervozizmin e tij.

Trajneri katalanas i Manchester City fillimisht diskutoi ashpër me futbollistin e Magpies, Bruno Guimaraes më pas e kapi më një kameraman që kishte xhiruar të gjithë skenën. Pep Guardiola në atë moment iu afrua kameramanit, i hoqi kufjen nga veshët dhe i tha diçka në vesh. Kur u pyet nga një gazetar i BBC në lidhje me këtë ngjarje, Guardiola preferoi të mos flasë shumë.

Asnjë pyetje, çdo gjë është në rregull-u shpreh trajneri 54 vjecar që nuk u prononcua shumë as për debatin me Bruno Guimaraes-Thashë sa lojtar i mirë që është, por ajo bisedë është për situata private, çdo gjë është në rregull’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta