Penalltitë në favor, ja kush është klubi që ka fituar më shumë në Evropë…
Arsenal dhuron spektakël në derbin londinez me Tottenham në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Premier League angleze. Në Emirates Stadium, skuadra e Mikel Artetës i dha një leksion të mirë futbolli Hotspurs duke e mundur me rezultatin e thellë 4-1 dhe shkon në 29 pikë në krye të klasifikimit, 6 pikë më shumë se Chelsea i vendit të dytë.
Tottenham rezistoi në fushën e lojës deri në minutën e 36 kur Arsenali zhbllokoi rezultatin në 1-0 me golin e Leandro Trossard. Më pas i erdhi radha Eze të dhuronte spektaklin e tij teksa në minutën e 41 shënoi golin e dytë për Topcinjtë që shkuan në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-0.
Me fillimin e pjesës së dytë, që në minutën e 46 Eze gjeti sërish rrugën e rrjetës për Arsenalin duke e çuar rezultatin në 3-0. Tottenham në minutën e 55 arriti të shkurtojë diferencën në 3-1 me golin e Richarlison, por Arsenali ktheu sërish avantazhin e 3 golave teksa shënoi edhe golin e katërt, edhe këtë radhë ishte Eze ai që shënoi me këtë të fundit që plotësoi tregolëshin e tij personal që e bëri atë njeriun e sfidës për Arsenalin që vijon të kryesojë kampionatin, ndërsa Tottenham është jashtë zonës evropiane me 18 pikë.
Top Channel