Krizë në G20, Europa sfidon planin amerikan për Ukrainën: Kufijtë nuk ndryshohen me forcë
Autoritetet filipinase po hetojnë dy vdekje të dyshimtë që ndodhën në interval të shkurtër kohor, duke tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të lidhjes së mëparshme midis individëve të përfshirë.
Gina Lima, 23 vjeçe, aktore e filmave për të rritur dhe influencere më rrjetet sociale, u gjet e vdekur më 16 nëntor 2025. Tre ditë më vonë, ish-partneri i saj, Ivan Cezar Ronquillo, 24 vjeç, u gjet gjithashtu i vdekur. Edhe pse rastet lidhen kronologjikisht dhe personalisht, policia ka konfirmuar se hetimet po zhvillohen në mënyrë të ndarë.
Në rastin e Limës, autoritetet raportuan se Ronquillo ishte ai që e gjeti të pavetëdijshme dhe së bashku me të atin e saj e dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Quezon City, ku ajo u shpall e vdekur. Hetimi po kryhet nga Njësia e Hetimit dhe Zbulimit Penal e Policisë së Qytetit Quezon. Raporti fillestar mjekësor tregoi lëndime të lehta, ujë në mushkëri dhe bllokim kardiak, por shkaku i vdekjes mbetet i paqartë, duke pritur rezultatet e analizave toksikologjike dhe histopatologjike. Medikamentet dhe substanca të tjera të sekuestruara po shqyrtohen nga autoritetet.
Tre ditë më vonë, Ronquillo u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Raportet paraprake tregojnë se dyshohet për vetëvrasje me varje. Familja e tij tha se ai kishte marrë mesazhe negative dhe presion në mediat sociale pas vdekjes së Limës, duke përjetuar një ndikim emocional të madh. Autoritetet kanë theksuar se Ronquillo nuk konsiderohet i dyshuar për vdekjen e Limës.
Lima ishte më e vogla nga katër fëmijët e familjes. Ajo kishte ndjekur karrierën si modele dhe aktore e filmave për të rritur, duke fituar popullaritet në Instagram dhe Facebook për postimet e saj mbi stilin e jetës, udhëtimet dhe rutinat personale.
Edhe pse disa lidhën aktivitetin e saj me platforma për të rritur, pjesa më e madhe e përmbajtjes së saj ishte e përqendruar te modelimi dhe përmbajtja e përditshme. Hetimi zyrtar mbetet i hapur, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që të mos nxirren përfundime të parakohshme derisa të dalin rezultatet zyrtare.
Top Channel