E quajtën “budallaqe”, por iu nxori bojën/ Ja kush është vajza që u zgjodh Miss Universi 2025

21/11/2025 16:55

Fátima Bosch Fernández nga Meksika është shpallur Miss Universe 2025, në finalen e mbajtur në qendrën Impact Challenger në Nonthaburi, pranë Bangkokut. 25-vjeçarja e modës mori kurorën me një paraqitje elegante, të sigurt dhe me përgjigje që bindën jurinë në momentet më vendimtare.

Por fitorja e saj vjen pas disa ditësh të mbushura me polemika. Pak para finales, drejtori kombëtar tajlandez, Nawat Itsaragrisil, e kishte ofenduar publikisht, duke e quajtur “budallaqe” gjatë një transmetimi live.

Bosch Fernández u largua nga salla me kokën lart, e shoqëruar nga konkurrente të tjera — një moment që u bë viral dhe ndezi kritikë të shumta ndaj organizatorit. Më pas, ai kërkoi falje publikisht, duke thënë: “Nëse dikush është ndjerë në siklet për atë që ka ndodhur, më vjen shumë keq.”

Në pyetjen finale, se si do ta përdorte platformën e Miss Universe për të fuqizuar vajzat e reja, ajo dha një përgjigje që ngriti sallën në këmbë:

“Besoni në autenticitetin tuaj. Besoni në veten tuaj, në ëndrrat tuaja dhe mos lejoni askënd t’ju bëjë të dyshoni në vlerën tuaj.”

Renditja:

Miss Universe 2025: Fátima Bosch Fernández (Meksikë)

Vendi i dytë: Praveenar Singh (Tajlandë)

Vendi i tretë: Stephany Adriana Abasali (Venezuelë)

Kush është Fátima Bosch Fernández?

Me origjinë nga Villahermosa, Tabasco, ajo ka studiuar modë në Universidad Iberoamericana dhe në NABA, Milano. Merret me dizajn të qëndrueshëm, krijon rroba nga materiale të ricikluara dhe ka vite që punon si vullnetare me fëmijë të prekur nga kanceri. Ka folur hapur për disleksinë dhe ADHD, të cilat i ka kthyer në forcë dhe frymëzim për të tjerët.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta