Formula 1/ Toto Wolff në bisedime për shitjen e aksioneve të tij te Mercedes që vlerësohet 6 miliardë dollarë

11/11/2025 23:46

Një operacion financiar shfaqet në ambientet e Formula 1. Drejtori i përgjithshëm i Mercedes, Toto Wolff po bisedon për shitjen e kuotës së tij të aksioneve prej 33% të skuderisë që sipas ‘Sportico’ e rrit vlerën e kësaj të fundit në 6 miliardë dollarë.

Me këtë operacion skuderia gjermane do të ishte më e  vlefshmja në kampionatin e Formula 1 dhe do të kalonte McLaren, vlera e të cilit pas shitjet te fondet Mumtalakat dhe CYVN Holdings, ka arritur në  4.1 miliardë dollarë. Por pavarësisht shitjes së aksioneve të tij, Toto Wolff do të vazhdojë të mbajë postin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i skuadrës së Formula 1 të Mercedes. Deri në atë moment kapitali do të shpërndahet mes Ineos, Daimler AG dhe vetë Wolff.

Por Mercedes nuk është vetëm skuderia me vlerën me të lartë, por edhe ajo që arkëton më shumë të ardhura. Sipas të dhënave të ‘Intelligence 2P’, kjo skuderi në 2024 shënoi një rritje të të ardhurave me 16% në 636 milionë Paundë(724 milionë euro) dhe skuderia e vetme që e ndjek në këtë aspekt është pikërisht Ferrari. Edhe ky i fundit pati një rritje të të ardhurave me 17% deri në 670 milionë euro.

Po kështu, Mercedes është edhe skuderia me fitimet më të larta në botërorin e Formula 1. Në 2024, fitimet e skuderisë me seli në Brackley shënuan një rritje me 44% deri në 120.3 milionë paundë(138.3 milionë euro), një shifër kjo që është dy herë më e lartë se ajo e fitimit të McLaren, ndërkohë që lë shumë prapa Red Bull.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta