Luciano Spalletti bëri prezantimin e tij me një qasje ambicioze duke sjellë siguri në një ambient konfuz. Nuk ngurroi të rivendosë Juventusin në garë për titullin dhe arriti të lehtësoje presionin, të injektojë besimin falë ‘fjalëve të reja’ që nuk e lodhin mendjen sic e shpjegoi ai vetë në konferencën për shtyp

1.Gjërat e vjetra të mërzisin

Trajner i ri, zakone të reja. Spalletti nuk humbi kohë për t’i thënë skuadrës së tij se duhet të ndryshojë në përditshmërinë e saj pavarësisht se të gjithë kishin dhënë maksimumin deri në shkarkimin e Tudor. Në mungesë të rezultateve u bë e nevojshme ndryshimi dhe si rrjedhojë edhe hapja drejt gjërave të reja: ‘Fjalët e reja nuk e lodhin mendjen, janë gjërat e vjetra ato që të mërzisin’-shpjegoi ai

2.Zhurma e barit

Luciano Spalletti I bindi të gjithë që në të gjithë zhurmën e madhe të stadiumit, mund të dëgjohet edhe ‘tingulli i barit’, duke e lidhur konceptin me një imazh viziv; qarkullimin e shpejtë të topit në fushë. Ishte nje prej kërkesave të para, të luajturit me ritëm të lartë. Nuk është se paraardhësi i tij kërkonte të tjera gjëra, thjesht trajneri i ri e ka vendosur rendin me më shumë empati. Me këtë, ai iu kërkoi të gjithëve ndjenjën e përgjegjësisë përballë tifozëve

3.Thelbësore të fitosh

Luciano Spalletti dallohet si një trajner që i bën skuadrat e tij të luajnë mirë, por… ‘në fushë bëhet thelbësore fitorja e ndeshjes; ndonjëherë fitohet me fat pas një përplasje topi apo devijimi, por bëhet thelbësore fitorja. Pastaj duke parë që futbolli është edhe spektakël, kërkohet të prodhohet një produkt i mirë me cilësi për atë që e sheh’-tha trajneri

4.Autodisiplina

Është ajo ndjenjë e përgjegjësisë që duhet të lëvizë ndërgjegjen e të gjithëve,duke ditur ndarjen e motivimit nga presioni që Spalletti e bëri duke përdorur një koncept bazë si autodisiplina edhe këtu duke iu kërkuar të gjithëve që të japin nga vetja për t’iu përgjigjur krizëss dhe për një predispozim më të mirë ndaj grupit. ‘Autodisiplina bën gjithnjë diferencën-tha trajneri-unë kur isha fëmija lëvizja me autostop dhe pata mundësi të hyja në të gjitha dhomat e zhveshjes të të gjitha kategorive të futbollit dhe  kam bërë gjithnjë në mënyrë natyrale në kuptimin që njihja të gjithë personat që takoja; nga korridoret, te fusha e lojës, dija  edhe nëse magazineri i skuadrës kundërshtare kishte një qen apo mace në shtëpi, sepse doja t’i dija këto gjëra, ndoshta për ta surprizuar e përshëndetur. Kështu që vemëndje,duhet disponibilitet për t’u bërë miq në skuadër, sepse edhe përmes afeksionit e miqësisë  një skuadër rizgjohet dhe e sheh veten sërish në nivel më të lartë’

5.Deri në fund dhe…përtej

Në prag të ndeshjes së tij të parë në Champions League me Juventusin, Spalletti iu referua edhe motos së bardhezinjve të Agnellit: Deri në fund. Por trajneri tha se në këtë pikë duhet të mendohet edhe për më tej: ‘Deri në fund …dhe përtej’

6.Jepi Gianluca, se është akoma e gjatë

Në debutimin e tij në stolin e Juventusit, në Cremona, gjatë ndeshjes, Spalleti hodhi sytë nga qielli duke iu drejtuar Gianluca Viallit; flamuri juventin dhe ish lojtar i Cremoneses: ‘Jepi Gianluca, se është akoma e gjatë’-ishte shprehja e trajnerit, i lidhur me Viallin edhe në eksperiencën e tij në pankinën e Italisë. Ish kapiteni është simboli i juventinizmi

7.Champions, si një suitë

Spalletti tha se të luash në Ligën e Kampioneve është pak si të qëndrosh në suitën e futbollit evropian. Kështu që duhet ta meritosh duke nderuar në mënyrën më të mirë historinë e klubit. Pas barazimit me Sportingun shpjegoi se nëse këto do të jenë provatm do të rregullohet edhe klasifikimi

8.Pse gabojmë kaq shumë?

Spalletti më të mirën e tij po e jep në komunikimin me futbollistët, sidomos gjatë ndeshjeve. Së fundmi, pyeti Thuram: ‘Pse gabojmë kaq shumë?’ duke e vënë në përgjegjësi në një moment të një rënie psikologjike. Përfshiu Perin, një prej senatorëve të grupit për të kuptuar nëse Adzic do të ishte i duhuri për ndeshjen me Cremonesen

9.La zeppettina

Cfarë është ‘la zeppettina’. ‘Është gërmuese, Zhegrova e ka bërë këtë shumë herë. Kjo do të thotë që ka kualitet’-tha Spalletti pas Juventus-Sporting

10.Nuk mund të shtiresh sikur je lojtar për Juventusin

Fraza më e mirë e të gjitha frazave të thëna nga Spalletti, u la pak në hije, por është e fortë po aq sa edhe bësimi që ka trajneri te skuadra. ‘Nuk mund të shtiresh që je lojtar për Juventusin, o je o nuk je. Kështu që është e nevojshme që të jesh i qetë’-tha Spalletti duke dashur të sigurojë për zgjedhjet e bëra nga klubi në lidhje me individët dhe për domosdoshmërinë për të punuar më mirë në këtë moment krize.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta