Legjendat e Liverpool dhe Man. United lënë sportin mënjanë dhe debatojnë për politikën: Brexit-i dhe emigrantët me gomone sollën zemërim
Julian Alvarez është një prej emrave që përmenden shpesh në merkaton e transferimeve. Sulmuesi argjentinas i Atletico Madrid ka folur për revistën prestigjioze ‘France Football’ për faktin që është në qendër të zërave të merkatos duke zbuluar se edhe Paris Saint Germain shfaqi interes për të në verën e vitit 2024.
Alvarez konfirmoi se ishte në dijeni të një oferte të majme ekonomike të ardhur nga parizienët, por ai në fund zgjodhi të kalojë te Atletico Madrid.
‘Në Spanjë flitet shumë për mua dhe Barcelonën-tha Julian Alvarez-kur kalova te Atletico Madrid vitin e kaluar u fol shumë për Paris Saint Germain. Është e vërtetë që pati bisedime mes agjentit tim dhe drejtuesve të Paris Saint Germainit, me këta të fundit që shfaqën interes për të më marrë, por lëvizja nuk u konkretizua. Tani jam te Atletico Madrid, do të bëjmë bilancin në fund të sezonit’
Alvarez shpjegoi se zgjodhi Atletico Madrid sepse e dinte që atje mund të siguronte vend titullari dhe se do të shfaqte versionin e tij duke përmendur në mënyrë të vecantë mentalitetin e klubit dhe klasifikimin e vazhdueshëm në Ligën e Kampionebe dhe raportin pozitiv dhe plot besim që ka me trajnerin Diego Pablo Simeone. Kujtojmë se Alvarez ka me Atletico Madrid një kontrartë deri në vitin 2030 me një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 500 milionë eurosh.
Top Channel