Pas Garës Sprint, Lando Norris fitoi edhe pole position në provat kualifikuese të Çmimit të Madh të Brazilit që u transmetuan drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në platformën Digitalb.

Piloti britanik i McLaren e shënoi kohën më të mirë në ekstremis, 1 minutë e 511 sekonda duke lënë në vendin e dytë Andrea Kimi Antonelli që bëri një paraqitje të shkëlqyer pasi ishte kryesuesi i kualifikueseve deri në sekondat e fundit.

Mjaft mirë u paraqit edhe Ferrari me Charles Leclerc që shënoi kohën e tretë më të mirë në këto prova dhe do të niset në garën e së dielës në vijën e dytë përkrah Oscar Piastrit që u pozicionua në vendin e katërt.

Kjo e shtunë ishte dita e humbësve të mëdhenj, sidomos Max verstappen. Piloti holandez i Red bull që matematikisht është ende në garë për titullin botëror për pilotë u eliminua që në sesionin e parë të provave kualifikueseve, gjë që 4 herë kampionit të botës nuk i ndodhte që nga viti 2021.

Probleme pati edhe Ferrari i leëis Hamilton me britanikun që u eliminua në sesionin e dytë. Këtë të dielë do të jetë gara që mund të përcaktojë akoma më shumë përsa i përket luftës për titullin botëror për pilotë

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta