Formula 1/ Norris fillon “arratinë”, britaniku triumfon në garën sprint të Brazilit dhe shkëputet nga Piastri që katranosi çdo gjë
08/11/2025 16:16
Lando Norris është fituesi i garës spirnt në Brazil, me pilotin britanik që nuk e lëshoi vendin e parë për asnjë moment.
26-vjeçari dominoi nga fillimi, edhe pse në fund pati pak shqetësime nga ana e Antonellit, i cili doli në vendin e dytë.
Pas tij u rendit George Russell, ndërsa Max Verstappen nuk shkoi më shumë se vendin i katërt.
Ndërkohë, Oscar Piastri katranosi çdo gjë, duke u përpasur në mes të garës dhe duke dalë pa pikë nga sprinit.
Kështu Norris shkon +9 pikë në krye të renditjes nga shoku i tij i skuadrës dhe +39 nga Max Verstappen.
Provat e garës së nesërme do të zhvillohen në orën 19:00 dhe do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Top Channel