Vjedhja ndodhi në vilën në Castelli Calepio: nuk kishte askënd në shtëpi.

Këtë javë, Alessandro Bastoni u përball me disa probleme jashtë fushës. Ndërsa mbrojtësi i Interit po luante në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Kairat Almaty, hajdutët hynë me forcë në vilën e tij në Castelli Calepio, një qytet me 10,000 banorë në liqenin Iseo, në provincën e Bergamos.

E gjitha ndodhi në orët e vona të pasdites së së mërkurës, më 5 nëntor, kur të paktën katër hajdutë u ngjitën mbi portë dhe hynë në shtëpinë e futbollistit të Zikaltërve përmes një grile në sistemin e ventilimit. Siç raportohet nga Bergamonews, banda menjëherë shënjestroi dhomën e gjumit dhe dollapin: megjithëse një listë e saktë e sendeve të vjedhura ende mungon, thuhet se hajdutët kanë vjedhur çanta dore dhe ora të firmave, përfshirë dy Rolex.

Hajdutëve i ishin dashur vetëm pak minuta për të kryer grabitjen, pasi alarmi u aktivizua sapo ata shkelën brenda vilës.  Për të shmangur identifikimin, hajdutët veshën rroba të errëta me kapele dhe shalle që ua mbulonin fytyrat dhe ikën para mbërritjes së forcave të rendit dhe personelit të sigurisë. Sipas raporteve të fundit, askush nuk ishte brenda vilës në kohën e vjedhjes. Karabinierët e Grumello del Monte dhe Njësia Operacionale e Bergamos po hetojnë incidentin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta