Quarterbacku legjendar i NFL, Tom Brady bëri të ditur se ka klonuar qenushen e tij të dashur, Lua që ndërroi jetë në 2023.

Shtatë herë fituesi i Super Bowl, tashmë 48 vjec, bëri prezantimin e qenushes së klonuar të cilën e ka quajtur Junie teksa pohoi: ‘I dua kafshët e mia, janë familja ime dhe në këtë rast, familja pati një mundësi të dytë’

Operacioni që prodhoi një kopje gjenetike perfekte të qenushes Lua u realizua nga agjencia bioteknologjike e Dallasit, Colossal Biosciences. Kjo agjenci ka teknoligjine e derivuar nga eksperimenti me Dolly, delja e klonuar në vitin 1996. Tom Brady shpjegoi se ka bashkëpunuar me Colossal duke shfrytëzuar teknologjinë e klonimit jo invazive, duke përdorur një kampion të thjeshtë gjaku të Luas përpara se të ngordhte. Edhe pse kafra ështe gjenetikisht identike, Brady pranoi: ‘Edhe pse i ngjan Luas, nuk do të mund të jetë kurrë e njëjta kafshë e dashur. E konsiderojme Junie jo një eksperiment shkencos, por pjesë të familjes sonë’. Lua ishte një qenushe të cilën Tom Brady e kishte adoptuar bashkë me  ish bashkëshorten e tij Gisele Bundchen.

Por kjo zgjedhje e quarterbackut legjendar për klonimin e qenushes, solli kritika nga ana e shoqatave të mbrojtjes së kafshëve. Ingrid Neëkirk, presidente e PETA (People for the Ethical Treatment of Animals),  shprehu mosaprovimin ndaj një praktike të tillë duke konfirmuar qëndrimin e shprehur edhe në 2018: ‘Kur mendon se ka miliona qen që mund të adoptohen por që jetojnë në qendra strehimi apo ngordhin në mënyrë të tmerrshme pasi braktisen, kuptohet se klonimi nuk bën gjë tjetër vecse e rëndon krizën e kafshëve pa shtëpi’

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta