Trajneri i Marokut është i bindur: Hakimi do të jetë me ne për Kupën e Afrikës
Është 18 vjec dhe është një ndër futbollistët më të mirë në botë, kështu që kur flitet për Lamine Yamal gjithcka merr dimensione të tjera. Por agjenti i talentit të Barcelonës, Jorge Mendes duket se nuk është shumë dakord.
‘Nuk e kuptoj të gjithë këtë zhurmë rreth Lamine Yamal-tha Mendes-të gjithë kemi qenë 18 vjec, të gjithë kemi qenë të rinj. Sic e tha edhe presidenti Laporta, ajo që duhet të bëjmë është ta mbështesim dhe ta ndihmojmë sa më shumë që të jetë e mundur sepse është një burim i cmuar për klubin. Lamine, është futbollisti për të cilin po flet e gjithë bota; të gjithë bien dakord se është një futbollist i madh për të tashmen dhe për të ardhmen. Të mbash përgjegjësi të madhe dhe shumë presion nuk është e lehtë për moshën e tij. Po e menaxhon shumë mirë situatën dhe ne duhet të vazhdojmë ta ndihmojmë dhe një mënyrë për ta bërë këtë është të përqendrohemi vetëm te puna e tij’.
Në fushën e lojës, ylli spanjoll i Barcelonës ka shumë pak për ta kritikuar, ndoshta pak më ndryshe është për sjelljen e tij jashtë fushe.
‘Lamine e di shumë mirë cfarë duhet të bëjë brenda dhe jashtë fushe dhe është pikërisht ajo që po bën-vijoi Mendes-po përqendrohet te puna e tij në heshtje dhe nuk po flet shumë. Është një i ri inteligjent dhe shumë punëtor. Ka një problem të vogël fizik për të cilin po punon me klubin për të kuptuar sesi ta zgjidhë sa më mirë. Të flasësh shumë pak dhe të përqendrohesh te puna është thelbësore. Gjëja më e mirë që bën Lamine është që lë lojën e tij të flasë në fushën e lojës dhe e bën si askush tjetër, sic e pamë edhe në ndeshjen me Brugge. Në cdo ndeshje prodhin të paktën një kryevepër, dicka që vetëm dikush i destinuar të jetë në nivelet më të larta mund ta bëjë’.
Top Channel