Stadiumi i ri i San Siros, Inter e Milan shpresojnë të dyfishojnë të ardhurat…
Pikët e humbura kur fitorja është në kasafortë, golat e pësuar në fund të ndeshjes, rënia e tensionit, siguria e tepërt; gjithcka është parë dhe që ka kushtuar shtrenjtë, shumë shtrenjtë sepse në këtë mënyrë Interi në vitet e fundit ka humbur tituj kampionë edhe pse ka qenë në vijën e parë dhe skuadra më e mirë dhe më e konsoliduar.
Këto vese, Lautaro me shokë u duk se i anuluan në vitin perfekt të titullit të yllit të dytë, por problemi u rishfaq sezonin e kaluar dhe fundin e dimë të gjithë; Interi që ëndërronte Tripletën e pa veten pa asnjë titull. Sukseset ndaj Veronës dhe Kairat, me vuajtje dhe me fat ‘tërbuan’ Cristian Chivu që pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve, përvecse iu bërtiti të tijve në dhomat e zhveshjes, nuk iu erdhi rrotull fjalëve për të inkuadruar publikisht situatën.
‘Duhet të punoj për të gjetur fjalët e duhura dhe të rris nivelin e vëmendjes, duhet të gjej dicka më shumë nga sa kam bërë këtë javë-ishin fjalët e trajnerit rumun që mori përsipër përgjegjësinë për paraqitjen e skuadrës së tij
Sfida e Chivut është e qartë; duhet punuar për të korrigjuar ato difekte strukturale që rrezikojnë të frenojnë edhe njëherë Interin në momentin më të mirë, pikërisht sic ka ndodhur në të kaluarën. Qasja e skuadrës në sfidën ndaj Kairat ishte thuajse sipërfaqësore, sic e pranoi dhe Dimarco. Interi iakomplikoi gjërat vetes ndaj ‘Hirushes’ së Ligës së Kampioneve.
Përpara javës së fundit që u mbyll me 2 suksese të zikaltërve, problemet e zakonshme kishin trokitur në derën e Interit; kundër Udineses psh, në San Siro u panë fantazmat e përmbysjeve të pësuara në rezultat dhe pikëve të humbura ndaj skuadrave jo të mëdha; një konstante kjo e epokës Inzaghi; Interi u arrit ose u kalua në 6 raste duke lënë rrugës plot 13 pikë ndaj ekipeve që në fund të sezonit nuk u kualifikuan në kompeticionet evropiane.
Ndërsa humbjet ndaj Juventusit dhe Napolit, nxorën në dritë të tjera probleme për të zgjidhur; i pari është limiti i skuadrës zikaltër në ndeshjet direkte me 5 skuadrat kryesore, sic u pa edhe në kampionatin e fundit. Në sfida të tilla Interi ka grumbulluar 12 nga 24 pikët, i njëjti bilanc si në sezonin kur titullin e fitoi Milani dhe në atë të triumfit të Napolit të Spallettit.
Problemi i dytë; golat e Khephren Thuram dhe Adzic në Allianz Stadium nxorën dhe njëherë në pah brishtësinë në mbrojtje të Interit në 15 minutat e fundit; në 2024/25 golat e pësuar në këtë fraksion kohe kanë qenë 12 nga 35. Goli I fundit, penalltia e Pedros i dhuroi titullin Napolit të Antonio Contes
Top Channel