Lavdrim Kasami, shqiptari që premton në futboll
Shqipëria është gati për dy finalet e fundit në Kualifikueset e Botërorit 2026, të cilat do të vendosin fatin e kuqezinjve për të shkuar në “play off” ose jo.
Trajneri i Kombëtares Sylvinho, publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy takime, ku risia e vetme ishte Indrit Tuci.
Në konferencën përpara mediave, braziliani shpjegoi përzgjedhjet e tij dhe objektivat e Kombëtares.
“Për pak kohë bëhen 3 vite qëkur kam marrë drejtimin e Kombëtares. Jemi ende në lojë për të shkuar në Play off. Kemi dy ndeshje të rëndësishme përpara dhe nuk është momenti ynë për të marrë lojtarët që luajnë 100% me klubet e tyre. Nuk mund të zgjedhim 40 lojtarë. Cili është lojtari dhe golashënuesi më i mirë me Kombëtaren në këto kohët e fundit? Është Bajrami me 7 gola dhe Asani me 6 gola. Tani është momenti për të vlerësuar lojtarët që kemi grumbulluar.
Do të jetë një ndeshje e vështirë. Unë e respektoj Andorrën si kundërshtar. Ishte një ndeshje e vështirë mes Andorrës dhe Serbisë. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe për ne. Ata mbrohen shumë e luajnë me shpirt. Nuk bëjmë llogari në këtë momente. Kemi bërë një ecuri të mirë. Kemi vetëm një humbje me Anglinë. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë”, tha Sylvinho.
Top Channel