Vidhet shtëpia e Bastonit gjatë ndeshjes së Championsit, hajdutët morën 2 ora Rolex dhe sende të tjera me vlerë
Këtë të shtunë është derbi mes Juventusit dhe Torinos një ndeshje që Zonja e Vjetër padyshim që synon ta fitojë. Andrea Cambiaso një ditë pas kësaj sfide ka folur për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’ duke treguar gjithçka…. ‘Ndeshje që duhet fituar me çdo kusht, trajneri të hyn në kokë. Unë një futbollist 3D si Calafiori…’
Si futbollist në 3D Andrea Cambiaso është parë për herë të parë në Bruksel përpara një viti. Italia shkon në Belgjikë dhe Spalletti që në atë kohë ishte në pankinën e të kaltërve merr futbollistin në konferencën për shtyp dhe e përshkruan si futbollist që sheh lojën në fushë në shumë dimensione..
Ju kujtohet?
‘Po, mjaft mirë…’
Një lojtar në 3D, nuk është dëgjuar ndonjëherë….
‘E mora si një compliment, si diçka ndryshe për të përshkruar karakteristikat e mia; mendoj se sot futbolli po shkon në atë drejtim, të zësh hapësira që mund të krijohen në fushën e lojës’
Një vit më pas, Spalletti mori në dorë një Juventus pak të plagosur me synimin për ta rikthyer në garë; nga 3D i Kaltër, në 3D bardhezi
‘Pasion i pastër; trajneri është ky dhe shumë më shumë’
Pasion dhe komunikim
‘Të hyn në kokë, të vjen; ndonjëherë di të jetë origjinal në atë çfarë thotë, por arrin gjithnjë atje ku do. Në pak ditë ka sjellë disa të reja në grup. Dhe në krahasim me trajnerin që kam njohur në kombëtare, ka ndryshuar shumë’
Juventus mund të rishkruajë garën për titullin, ka thënë
‘E drejtë dhe do të thoja logjike. Kur na e tha në dhomat e zhveshjes, në Continassa e ndoqëm; përpara ndeshjes në Cremona ishim 6 pikë pas kreut, pas Cremonës jemi 4 pikë prapa. Çështje numrash…’
Çështje cilësie dhe force; kush shihet më i besueshëm brenda një kampionati me ritëm të ngadalte
‘Napolin dhe Interin. Napolin sepse është kampioni në fuqi, Interin për atë cfarë ka treguar në vitet e fundit. Pas tyre jemi dhe ne në një garë të hapur, shumë të hapur…dhe nëse gara është e hapur, shumë e hapur, mund të ndodhë gjithcka…’
Kthehemi te Spalleti, pasion, komunikim dhe…
‘Kujdes i veçantë në çdo moment të punës, që nga rivënia nga vija fundore deri te ajo nga vija anësore në fërshëllimën e parë të arbitrit. Jeton me futbollin 24 orë në ditë, mendoj se shikon mijëra ndeshje. Metoda e tij është një metodë moderne që të mëson futbollin’.
Kthehemi te vizioni tridimensional i lojës. Përvec Cambiasos, kush e shikon kështu lojën?
‘Janë shumë. Nëse duhet të përmend një emër, mund të them Calafiori, niset si mbrojtës krahu dhe e gjen në sulm. Dhe te Arsenali i tij, në përgjithësi kështu shkon; i ndjek, i studioj, më pëlqejnë. Pyeteni dhe Spallettin jam i sigurt se edhe ai do ju përgjigjet: po, I shoh ndeshjet e Topcinjve’
Calafiori, po më pas?
‘Në mbrëmjen e kaluar, të Chelsea ishte Cucurrella gjithandej’.
Mbrojtës, pak në të djathtë e pak në të majtë, pa harruar mesin e fushës, si bëhesh polivalent?
‘Për mua ka qenë një çështje instikti; që i vogël kam luajtur në më shumë se një rol apo pozicion dhe për këtë arsye kam krijuar një vetëdije që nuk është e lidhur me një lëvizje të vetme’
Kush bën shumë gjëra të ndryshme brenda një ndeshjeje për një kohë të gjatë, rrezikon të dalë nga natyra e tij, e ke menduar ndonjëherë këtë?
‘Kam folur këto ore me McKennie që më nënvizonte se si aftësia për të qëndruar gjithandej mund të shoqërohet me faktin që nuk shkëlqen në dicka të vecantë’
Pra, rreziku është konkret?
‘Nuk e mendoj kështu, për mendimin tim bëhet fjalë për një aspekt pozitiv sepse trajneri vendoset në pozitat më të mira për të bërë zgjedhjet e tij’
Sa ndihet i realizuar Andrea Cambiaso?
‘Nuk ndihem i realizuar, nuk do të kishte kuptim. E nisa karrierën në Serie A më shumë se shokë të tjerë të skuadrës, si Kenan apo dikush tjetër që ushtron profesionin tim. Nëse e nis në moshën 21 vjecare, je thuajse në fillim. Kam ecur, por kam edhe shumë rrugë për të bërë; përpara meje shoh se kam shumë vend për t’u përmirësuar
Një kthim prapa në kohë. Sa pranë largimit për në Manchester City ishit?
‘Ka pasur një interes në janar, asgjë më shumë. Nuk kam qenë kurrë pranë largimit nga Juventus, nuk kam bërë proklamime në këtë aspekt, përkundrazi. i lajkatuar, po u ndjeva, por asgjë më shumë’
Cambiaso nuk është më i njëjti sepse në mendje ka Premier Leagiue; çfare mendonit kur përballeshit me këto zëra inekzistente?
‘Më kanë dhënë bezdi, por bota jonë kështu është dhe nuk mund të bësh asgjë; ishte e qartë se nuk ishte ky motivi i rënies së formës sime, por po të isha në anën tjeter edhe unë do të mendoja kështu…’
Sa ka ndryshuar Vlahovic?
‘Dusan është një lider, një që luan për skuadrën dhe me skuadrën. Kohët e fundit e kam parë më të qetë, nuk ka humbur asnjë moment për të na treguar sa i lidhur është me kauzën. Për një qendërsulmues shënimi i një goli vlen shumë, por ai gjithnjë ka shënuar’.
Një mendim për lojtarët e rinj që kanë ardhur…
‘Cilësi dhe profesionalizëm, vlen për të gjithë, nëse duhet të zgjedh një, atëherë them Edon Zhegrova; më kishte lënë shumë përshtypje kur u përballëm sezonin e kaluar në Champions League me Lille, më vonë u konfirmua çfarë mendoja për të. Ka të drejtë Spalletti; ai në lojën një për një është vrasës’
Nesër është derbi…
‘Sfidë për t’u fituar me cdo kusht. Nuk e mohoj se jam më shumë i lidhur se me derbin e Xhenovas edhe pse jam një tifoz i Genoas, por sfida me Torinon është një takim i ndjerë, kjo edhe sepse për ta vlen një sezon, ndërsa për ne në lojë janë pikë shumë të çmuara
Në Ligën e Kampioneve, që tani deri në janar është e ndaluar të gabosh
‘Duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet, mundësitë për të bërë gabime janë reduktuar ndjeshëm
Universiteti ka hyrë në ditën tënde?
‘Do të doja, por unë jam një person që nëse vendos të bëj dicka, duhet ta bëj në mënyrën me të mirë, koha më mungon. Po lexoj Novak, historia e një sportisti të madh si Djokovic; ka shumë më shumë përtej talentit
Ecën në rrugë me ‘cuffione’ po ta themi si Spalletti
‘Vetëm kur vij në stadium. E di që kur ai ishte trajner I Italisë ai ankohej për ata që shëtisnin në Coverciane me ‘cuffionet’ në kokë; ndoshta do të vendos kufje të vogla edhe në ato pak minuta që dëgjoj muzikë. Cfarë dëgjoj? ‘Guasto d’amore’ të Bresh, një tifoz i flaktë të Genoas
Top Channel