Guardiola, përpara ndeshjes së tij të 1000-të si trajner, pranoi se Liverpooli i Jurgen Klopp ishte kundërshtari më i rëndësishëm dhe më i vështirë me të cilin është përballur gjatë gjithë karrierës së tij.

Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pritet të zhvillojë ndeshjen e 1,000-të si trajner këtë fundjavë, një arritje që pak veta e kanë arritur në futbollin e nivelit të lartë. Duke folur në një konferencë për shtyp të premten përpara derbit me Liverpoolin,, Guardiola hodhi një vështrim personal pas në karrierën e tij, ndërsa pranoi gjithashtu se kush – sipas mendimit të tij – ishte kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur.

“Kam kaluar shumë kohë në këtë vend dhe çdo periudhë ka pasur rolin e saj në jetën time, duke filluar te Barcelona si lojtar dhe më pas si trajner, përvoja te Bayern dhe tani te City. Por Liverpool i Klopp ishte kundërshtari më i vështirë, më i forti nga të gjithë,” – tha trajneri katalanas. Guardiola pranoi se kurrë nuk priste të menaxhonte 1,000 ndeshje zyrtare. “Nuk e shijova çdo moment, por në përgjithësi ishte një udhëtim i jashtëzakonshëm. Ndihem mirënjohës sepse arritëm gjëra që kurrë nuk i imagjinoja, te Barcelona, ​​te Bayern dhe këtu. Është e vështirë të arrish deri këtu, nëse do të kisha filluar nga e para, mund të mos kisha arritur kurrë deri këtu.”

Sa i përket faktit nëse ka një ndeshje të preferuar gjatë rrugës, trajneri i Manchester City preferoi të përgjigjej në mënyrë diplomatike: “Ka ndeshje që i kujton me gëzim dhe të tjera që të lëndojnë. Por ky është futbolli, çdo ndeshje është një mësim. Dhe të nesërmen, dielli lindë përsëri.”

Duke komentuar formën aktuale të ekipit të tij, trajneri spanjoll e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të marrë rreziqe me Rodrin, i cili u rikthye së fundmi nga një dëmtim: “Do ta shohim nesër, por nuk do të marrim rreziqe. Pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare po vjen dhe pjesa vendimtare e sezonit është përpara. Ne kemi nevojë për lojtarë të freskët dhe gati. Do të doja ta kishim pasur tashmë, por Nico Gonzalez po zhvillohet në një lojtar shumë të rëndësishëm për ne”, shtoi Guardiola, duke nënvizuar thellësinë e listës së lojtarëve të City-t.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta