Stadiumi i ri i San Siros, Inter e Milan shpresojnë të dyfishojnë të ardhurat… 07/11 14:48
Fiorentina gjen më në fund pasuesin e Stefano Piolit. Do të jetë Paolo Vanoli trajneri i skuadrës violë për muajt në vijim.
Pasi arriti marrëveshjen me Torinon për zgjidhjen e kontratës, Vanoli shkoi në Vila Park për të nënshkruar kontratën e re që do të jetë për 8 muaj deri në qershor të vitit 2026 me opsion rinovimin ]e saj.
Pas këtij procesi Vanoli do të nisë menjëherë punën me skuadrën e tij të re për të përgatitur ndeshjen e radhës të Fiorentinës në Serie A që është ajo e të dielës së 9 nëntorit me Genoan në Marassi. Do të jetë kjo sfida e ‘debutuesve’ pasi edhe skuadra xhenoveze vjen në këtë përballje me një trajner të ri, Daniele De Rossi
Top Channel