Stadiumi i ri i San Siros, Inter e Milan shpresojnë të dyfishojnë të ardhurat…
Riccardo Meggiorini, ish sulmues i Interit, tani shëtit i lumtur në rrugët e fshatrave venete. Por ai rrëfen edhe jetën e tij teksa tregon për cfarë ka realizuar dhe cfarë do të donte të bënte duke pohuar se ka dashur të ishte zjarrfikës
Për kuriozitet, si është e mundur?
‘Kur isha 11 vjec, një stallë mori flakë, unë isha në kopsht, flakët ishin gjithandej dhe mendova se do gllabëronin shtëpinë, por zjarrfikësit shuan zjarrin, ishin heronj’.
Edhe ju keni qenë hero; në 2016 shpëtuat një vazjë nga agresioni I të fejuarit të saj
‘Do ta ribëja. Ishte ora 02:00 e mëngjesit dhe ajo po bërtiste për ndihmë. Ulërimat e saj më zgjuan, në fund të rrugës pashë një burrë që po i griste rrobat, e kapte për flokësh. Ajo kishte shenja në trup. E bllokova dhe e kërcënova se do telefonoja karabinierët’.
Nga fshati veronez tek 10 vitet në Serie A, ishte e vështirë të dilje në skenë?
‘Jam rritur në Tarmassia, me 1000 banorë në provincën e Veronës. Babai kishte një ndërmarrje agrikulturë, unë ngarkoja furgonët, pastroja gardhet dhe kujdesesha për kafshët. Nëna ime kujdesej për mua dhe 3 vëllezërit e mi. Bënte shumë kilometra për të më shoqëruar u nda nga jeta në 2017’
Në 2022, në kohën kur ishit te Vicenza, Majer ofendoi nënën tënde dhe ju shpërthyet në lotë
‘Nuk ishte ligësi. Unë isha i ndjeshëm dhe rashë psikologjikisht
Në 2003 erdhi Interi, si ju zbuloi?
‘Kisha shënuar 15 gola me Eccellezna në moshën 17 vjecare. Një scout ishte i pranishëm në turneun mes rajoneve. Pas 30 golave në 1 vit e gjysmë, Mancini më dhuroi debutimin në Serie A ishte 14 nëntori 2004 në sfidën mes Cagliarit dhe Interit dhe unë hyra në fushë në vend të Favallit. Në stërvitje i kisha shënuar gol Toldos’.
Atje nuk e mbaje akoma numrin 69
‘Isha në fillime, por më pas gjithnjë e kam mbajtur, një homazh ndaj Nicky Hayden, kampion I botës në MotoGP në 2006. E doja stilin e tij rebel. Një ditë e takova falë një miku dhe që nga ai moment gjithnjë më ka ftuar në bokset e tij. I dhurova të gjitha fanelat e mia, ruaja kapelet, bluzat dhe syzet e tij si relika. Kur vdiq qava, më dha shumë emocione të forta. Gjithnjë i kam dashur motorët’.
Ju argëtoheshit me motorët për motocross, apo jo?
‘Në Cittadella, në Serie C, shkoja në pistën e Montagnana, pranë Padovas. Merrja motorin dhe shkoja në mbrëmje, vetëm. Vazhdova ta bëj këtë edhe herë pas here kur isha në Serie A, por në kohën kur isha te Bari rrezikova, u rrëzova keq, pashë këmbë dhe mendova se kisha thyer të gjitha. U dëmtova, por aty kuptova gjithcka. Që nga ajo ditë ndërrova motorin me bicikletën. Tani ndihmoj bashkëshorten time, ka një muze me makina dhe motorë të epokës së vjetër’.
Thatë Bari, si ishte impakti?
‘Isha në ankth, shkova duke kaluar nga Genoa. Interi më kishte përfshirë bashkë me Bonuccin, Ranocchian e Fatic në shkëmbimin me Militon dhe Mottan. Aty Ventura bëri diferencën. Në grumbullim u paraqit me një tabelë dhe nisi të flasë për 4-2-4 dhe lëvizjet. Sa dola, mendova:’Dreq, arrita në Serie A’.
Po Venturas cfarë I pëlqente te ju?
‘Më thoshte që kisha tepër dëshirë për të vrapuar. E donte dedikimin dhe mesazhin që i jepja skuadrës. ‘Ti je një futbollist që luan ashtu si stërvitesh, dmth në 100%’. Nuk kam qenë kurrë lojtar që shënonte 20 gola në sezon, por taktikisht kam qenë i zoti për të lexuar të tjerët;.
Ventura ju mori edhe te Torino.
‘Shkova në janar të 2012 nga Novara, ku i shënova Interit në ditën që u shkarkua Gasperini. I dhashë një shtysë për promocionin në Serie A të granatave. Viti kur u kualifikuam në Evropë ishte i pabesueshëm, një ndër skuadrat më të mira ku kam luajtur. Ishte e pamundur të luaje kundër Cercit dhe Immobile, unë hyja dhe…vrapoja. Nuk shënova asnjë gol atë vit, por jam i lumtur se dhurova asiste. E kam Torinon në zemër’.
Meqë ra fjala te asistet. Paloschi a ju falenderon akoma për atë passim fluturimthi me takë?
‘Veprimi më i bukur që kam bërë. Luanim me Lazion në shtëpi, në 2015. Erdhi një krosim nga krahu i majtë, e mora me takën e majtë fluturimthi’.
Ajo goditje nga lindi?
‘Në rrugë. Në karrierën time kam goditur 4-5 herë shtyllën në mënyrën më të pabesueshmel nëse do të kisha shënuar do të flitej për muaj të tërë. Mes golave më të bukur, roveshata kundër Pisas dhe Vicenzas, një kundër Lecces që u anulua dhe një tjetër me Cittadella. Më quanin ‘Meggiorinho’ por fraza më e bukur ka qenë: ‘Je e bukur si një gol i Meggiorinit me roveshatë’
Cfarë ishte Chievo për ju?
‘Një familje, 6 vjet ishim lart, kemi qenë të fortë edhe në. Po të kisha që në fillim ftohtësinë që fitova në moshën 32 vjecare do kisha shënuar më shumë’.
Ju e patë fundin e përrallës verdheblu
‘Në vitet e fundit erdhi një Drejtor Sportiv që nuk kishte të bënte fare me futbollin. Nuk kishte më dashuri. Aglietti në Serie B nuk pati respekt. U largova në vitin e Covid, përpara se të më mbyllej kontrata’
Kur vendose të thuash ‘mjaft’?
‘Në Vicenza, viti i fundit. Në janar 2022 erdhi Da Cruz dhe e shkatërroi skuadrën. U kap deri me duar me një shok të ekipit. Ndeshjen e ardhshme, luajti nga fillimi, unë qëndrova në stol. Aty kuptova se nuk duroja dot më, por nuk pendohem’
Programe për të ardhmen?
‘Jam 40 vjec dhe kam shumë gjëra për t’u marrë. Ndihmoj të rinjtë në një qendër rehabilitimi. Kur ka mundësi, gjuaj akoma në portë me të majtën’.
Top Channel