Kryeministri Mitsotakis “i çmendur” pas Djokoviç, pasi e ftoi të jetojë në Greqi, shijon nga tribuna turneun që serbi i “dhuroi” Athinës
Basketbolli evropian po përgatitet të ndryshojë fytyrë në të ardhmen. Po merr gjithnjë e më shumë formë, formati NBA Europe me synimin që të sjellë në Kontinentin e Vjetër një kampionat yjesh dhe spektakolar sic është ai amerikan.
Menaxheri i Përgjithshëm i NBA, George Aivazoglu në një intervistë për Football Business Forum të Milanos prezantoi projektin që do të sjellë startin e këtij kompeticioni në vjeshtën e vitit 2027. Liga e re e basketbollit do të përbëhet nga 16 skuadra, 12 prej të cilave do të kenë një vend fiks, ndërsa 4 të tjerat do të kualifikohen përmes meritës sportive.
Një skuadër do të vijë nga Basketball Champions League, ndërsa 3 të tjerat do të kualifikohen nga kampionatet kombëtare. Qytetet e përfshira për skuadrat që do të jenë gjithnjë në NBA Europe do të jenë; Milano, Roma, Londra, Manchester, Parisi, Lyon, Madridi, Barcelona, Berlini, Mynihu, Athina dhe Stambolli.
Objektivi është i dyfishtë; konsolidimi i një kampionati të një niveli shumë të lartë dhe në perspektivë, krijimi i një konkurrence me NBA amerikan. Aivazoglou në fakt e theksoi një formulë të mundshme interkontinentale sipas modelit të turneve të Botërorëve për klube në futboll. Por sfidat në realizimin e këtij projekti nuk mungojnë. Në radhë të parë është cështja e infrastrukturës; do të duhen arena moderne dhe në gjendje që të ofrojnë një eksperiencë të nivelit të lartë për tifozët dhe median.
Më pas është cështja e brandit të qytetve; në disa prej tyre mund të përfshihen klube futbolli të afirmuar por pa një seksion të basketbollit, ndërsa të tjera do të nisin gjithcka nga e para. Për më tepër, do të jetë e rëndësishme që të ruhet një nivel i lartë teknik dhe kompetitiv duke ekuiliburar stabilitetin e skuadrave fikse me meritokracinë e kualifikueseve vjetore.
Në planin e rregullave dhe të menaxhimit, NBA Europe do të duhet të përballet me tema delikate si të drejtat e lojtarëve, përputhshmërinë me ligat kombëtare dhe qëndrueshmërinë ekonomike të modelit të ri. Por drejtimi është skicuar; krijimi I një ekosistemi të basketbollit, në gjendje që të bashkojë sportin, argëtimin dhe biznesin dhe për të rritur lëvizjen evropiane në nivel mediatik dhe teknik.
Top Channel