Simone Biles është në pauzë, por i është nënshtruar 3 ndërhyrjeve estetike
Presidenti rus Vladimir Putin kërkoi rikthimin e sportistëve të vendit të tij në të gjitha kompeticionet ndërkombëtare në kushte të barabarta. Rusia prej kohësh është përjashtuar nga aktivitetet sportive për shkak të skandalit të dopingut dhe luftës në Ukrainë.
‘Qëndrimi ynë nuk ndryshon, kthimi i sportistëve në turnetë ndërkombëtare duhet të jhetë në kushte të barabarta në funksion të arritjeve sportive. Politika nuk ka vend në sport-pohoi Putin në Forumin ‘Rusia, Fuqi sportive’ në qytetin e Samaras
Putin këmbënguli se bashkëpunimi sportiv, kulturor dhe humanitar nuk duhet të ndikohen nga konfliktet apo kontradiktat gjeopolitike. Shefi i Kremlinit siguroi se Rusia gjithnjë i ka pritur krahëhapur përfaqësueset e vendeve të ndryshme dhe Federatat gjatë kompeticioneve të nivelit të lartë të zhvilluar në vend. Ndërsa ministri rus i sporteve, Mihail Degtiariov tha se Rusia po punon për t’u kthyer në të gjitha kompeticionet ndërkombëtare dhe jo me sportistë neutralë por me të gjithë forcën, flamurin dhe himnin e saj.
Sporti rus është përjashtuar nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare që nga nisja e luftës në Ukrainë në shkurt të 2022, edhe pse më pas disa sportistë morën lejen për të konkurruar si neutralë. Në mars të 2023, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, rekomandoi autorizimin e pjesëmarrjes së sportistëve rusë në Lojërat Olimpike të Parisit në turnetë individualë nën flamur neutral dhe me kushtin që të mos kishin asnjë lidhje me Forcat e Armatosura ruse, kurse ata në sportet ekipore u përjashtuan. Në fund në Paris 2024 morën pjesë 15 sportistë rus, një shifër kjo tej mase inferiore me 209 sportistët që garuan në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit në 2022
Top Channel