Xherdan Shaqiri ‘mban në shpinë’ Baselin, shqiptari shënoi dygolësh në Europa League(VIDEO)
Një plumb qorr i ka marrë jetën futbollistit 16-vjeçar, Miguel Nazareno në Guayaqil. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa autoritetet ekuadoriane kanë nisur hetimet.
Sipas raportimeve, Nazareno ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Independiente del Valle, një nga akademitë më të njohura të futbollit në Guayaqil. Klubi i futbollit, reagoi pas lajmit se Nazareno humbi jetën në mënyrë tragjike si pasojë e pasigurisë në vend. Ndërkohë që 24 orë pas ngjarjes, që fillimisht u supozua se krimi ishte rezultat i një plumbi qorr, babai i tij e mohoi këtë version dhe pohoi se sulmi ishte i paramenduar.
Sipas dëshmisë së tij, Nazareno ishte në shtëpinë e tij, e cila ndodhet në rrugët 15/K, kur një burrë i armatosur hyri dhe e qëlloi në kokë. Babai dëgjoi disa të shtëna me armë zjarri dhe, me të mbërritur në vendngjarje, e gjeti lojtarin të plagosur rëndë. Ai e çoi menjëherë në një qendër mjekësore, ku u konfirmua vdekja e tij, raportoi Ecuavisa.
“Familja e Independiente del Valle shpreh hidhërimin e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Miguel Nazareno, lojtarit të ekipit tonë të Independiente Juniors. Kujtimi yt do të mbetet gjithmonë në zemrat tona”, shkroi klubi.
Top Channel