Ndryshon dëshmia për vdekjen e futbollistit 16-vjeçar, babai i tij: Nuk ishte plumb qorr, e qëlluan në kokë, në shtëpi
Paris Saint Germain dhe Barcelona dominojnë kandidaturat për Çmimet ‘FIFA The Best 2025’. Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka zbuluar pretendentët për të fituar në edicionin e radhës së ndarjes së këtyre çmimeve.
Në 11 finalistët që janë përzgjedhur nga një panel ekspertësh, 7 futbollistë janë nga Paris Saint Germain e Barcelona e më konkretisht 4 nga skuadra franceze dhe 3 nga ajo katalanase. Kështu 11 finalistët e përzgjedhur janë Vitinha, Achraf Hakimi, Dembélé dhe Nuno Mendes (PSG), Pedri, Lamine Yamal dhe Raphinha (Barcelona), Kylian Mbappé (Real Madrid), Mohamed Salah (Liverpool), Cole Palmer (Chelsea) dhe Harry Kane (Bayern).
Në futbollin e vajzave, janë 17 finaliste: Patri Guijarro, Claudia Pina, Aitana Bonmatí, Alexia Putellas, ndërsa finalistet e tjera janë; Mariona Caldentey, Sandy Baltimore, Nathalie Björn, Lucy Bronze, Temwa Chawinga, Kadidiatou Diani, Melchie Dumornay, Lindsey Heaps, Lauren James, Chloe Kelly, Ewa Pajor, Alessia Russo, Leah Williamson.
Cmime të tjera që do të jepen janë ato për portierin dhe portieren më të mirë 2025, trajnerin më të mirë të futbollit të meshkujve dhe trajnerin apo trajneren më të mirë në futbollin e vajzave. Për portierin më të mirë në garë janë Alisson, Thibaut Courtois, Emiliano Martínez, Gianluigi Donnarumma, Manuel Neuer, David Raya, Jan Sommer dhe Szczesny. Ndërsa për çmimin portierja më e mirë, gara është mes Ann-Katrin Berger, Cata Coll, Christiane Endler, Hannah Hampton, Anna Moorhouse, Chiamaka Nnadozie dhe Phallon Tullis-Joyce.
Për çmimin Trajneri më i mirë, kandidaturat janë Mikel Arteta, Javier Aguirre, Luis Enrique, Hansi Flick, Enzo Maresca, Arne Slot dhe Roberto Martínez. Përsa i përket futbollit të vajzave në garë janë Sonia Bompastor, Jonatan Giráldez, Seb Hines, Renee Slegers dhe Sarina Wiegman
Për të zgjedhur fituesit e FIFA The Best, votojnë kapitenët dhe trajnerët e 211 federatave, anëtare të FIFA. Votave të tyre iu bashkohen ato të gazetarëvë dhe tifozëve, me këta të fundit që votojnë përmes faqes së internetit të FIFA. Ende nuk dihet data zyrtare e ceremonisë së çmimeve FIFA The Best edhe pse gjithçka të lë të mendosh se ajo do të mbahet ne muajin dhjetor
Top Channel