Skandal në Irlandën e Veriut, ish-lideri i një prej partive kryesore shpallet fajtor për abuzim seksual ndaj dy vajzave të mitura Pavarësisht fushatës së fortë kundër tij dhe thirrjeve të përsëritura të Presidentit Donald Trump drejtuar votuesve që të mos e mbështesin, Zohran Mamdani ka arritur një fitore historike në zgjedhjet për kryebashkiakun e Nju Jorkut.
Në fjalimin e tij të fitores, Mamdani deklaroi se: “Nju Jorku është ndërtuar nga emigrantët dhe do të mbetet i tillë — tani i drejtuar nga një emigrant”.
I përshkruar si demokrat socialist, Mamdani është përballur për muaj me radhë me sulme nga Trump, i cili e ka quajtur “komunist” dhe ka mbështetur kundërshtarin e tij, ish-guvernatorin Andrew Cuomo.
Gjatë fjalimit në Brooklyn, Mamdani u shpreh: “Nëse ka një qytet që mund t’i tregojë një kombi të tradhtuar nga Donald Trump se si ta mposhtë atë, është qyteti që e solli atë në jetë.”
Me këtë fitore, Zohran Mamdani bëhet kryebashkiaku i parë emigrant në historinë e Nju Jorkut, duke shënuar një moment të rëndësishëm për politikën amerikane.
Top Channel