Bota e motorëve e më konkretisht e garave automobilistikë është në zi për ndarjen nga jeta në moshën 84 vjecare të Andrea De Adamich ish pilot i Formula 1 dhe komentator i njohur. Friulani që debutoi në garat automobilistike në 1962, ka pasur një karrierë të pasur.

Në fillim si pilot i Alfa Romeo, kur pas titullit kampion të Italisë në Formula 3 në 1965, me këtë skuadrës ai triumfoi në dy Kampionatë Evropianë Turismo në 1966 e 1967. Më pas nisi eksperienca në Formula 1 dhe Prototipi. Në Formula 1 garoi në 5 sezone duke nisur nga 1968 duke qenë pjesë e skuadrave prestigjioze si  Ferrari, McLaren, March, Surtees e Brabham. Më pas kaloi te Botërori Prototipi duke regjistruar 2 fitore me Alfa Romeon.

Andrea De Adamich u tërhoq nga garat në vitin 1974 për të nisur roline komentatorit në median italiane për periudhën 1978-2009. Në 1991 ai themeloi Qendrën Ndërkombëtare të Drejtimit të Sigurt duke vijuar bashkëpunimin historik me Alfa Romeon. Në 2 qershor të 2022, për meritat e tij ai u vlerësua me çmimin ‘Commendatore dell’Ordine’ të Republikës Italiane.

 

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta