Formula 1/ McLareni i legjendës Ayrton Senna del në ankand, vlen të paktën…
Botërori i Formula 1 po përjeton fundin më emocional të tij prej shumë vitesh. Që nga viti 2012 nuk shihej një situatë e tillë që të mos kishte një fitues të qartë përsa I përket titullit për pilotë teksa këtë vit janë në garë 3 pilotë; Lando Norris, Oscar Piastri dhe Max Verstappen.
Gara e radhës është në Brazil dhe aty shkon Norris si kryesues i renditjes me vetëm 1 pikë më shumë se Piastri dhe 36 më shumë se Max Verstappen. Britaniku ia rrëmbeu vendin e parë shokut të tij të skuadrës te McLaren vetëm në Çmimin e Madh të Meksikës, ndërkohë që ka rënë në sy rënia e rendimentit të Piastrit që në pjesën e parë të sezonit ishte piloti më konstant. Është arritur deri aty sa të ngrihen edhe teori konspirative kundër australianit dhe i fundit që ka ndjekur këtë linjë ishte ish pronari i kampionatit, Bernie Ecclestone.
‘McLaren ia doli të ngadalësoje Oscar Piastrin duke përdorur disa mënyra-tha Ecclestone në një intervistë për Sport.de-McLaren preferon Lando Norris. Ka më shumë karizëm dhe cilësi marketingu për ta, është më i pranishëm para kamerave dhe ekspozimit publik. Piastri është lodhur nga këto’papaya rules’. Është i frustruar sepse nuk mund të fitojë garat me lehtësi dhe sepse Norris favorizohet brenda skuadrës’
Edhe pse McLaren është skuadra që ka dominuar kampionatin duke fituar edhe titullin për konstruktorë, Ecclestone mendon se është një emër mbi skuderinë nga Ëoking dhe ai nuk është tjetër vec Max Verstappen.
‘Mendoj se Max do ta bëjë sërish e do të fitojë titullin-shtoi Ecclestone-e ka këtë talent të veçantë, këtë cilësi të jashtëzakonshme. Dhe në garën e Brazilit, moti ndryshon shpesh dhe ka mundësi të ketë reshje shiu. Atje ai do të bëjë mirë. Verstappen është special, piloti më i mirë i garave’
Top Channel