Makina e legjendës braziliane të Formula 1, Ayrton Senna, McLaren MP4/6 me të cilën ai në 1991 fitoi Cmimin e Madh të Brazilit për herë të parë, ka dalë në ankand. Bëhet fjalë datën 24 marsi të atij viti, që i dhuroi Ayrton Sennës diçka që dukej e pamundur

Në Brazil ai nuk kishte fituar asnjëherë një garë të Formula 1 dhe çdo tentativë ishte kthyer në një frustrim, si një mallkim personal. Por në atë ditë, me shiun që binte mbi Interlagos dhe makinën McLaren MP4/6, Senna i rezistoi kthimit të Riccardo Patrese duke garuar thuajse në  të gjithë fazën finale të garës me makinën vetëm në marshin e 6.

Kur kaloi vijën e finishit diferenca mes tij dhe ndjekësit ishte 2.991 sekonda me Sennën që u shfaq i raskapitur dhe ishin mjekët që e nxorën atë nga makina. Ishte fitorja më e vështirë e karrierës së kampionit legjendar të Formula 1, me Ayrton Senna që u bë menjëherë simbol i karakterit të tij; vendosmëri dhe devotshmëri totale ndaj vendit të tij. Brazili e ka ende të stampuar në kujtesë imazhin e Sennas super të lodhur por duke ngritur trofeun përpara 70 mijë tifozëve që ishin në delir

Makina McLaren Mp4/6 e projektuar nga Neil Oatley nën drejtimin teknik të Gordon Murray përfaqëson një nga kulmet teknologjike të Formula 1 në vitet ’90. Telajo me karbon, motor Honda V12 me 720 kuaj/fuqi, mbi 13800 xhiro dhe kambio manuale me 6 marshe. Një kombinim i fuqisë dhe kontrollit njerëzor. Me këtë model, McLaren fitoi të dy titujt botërorë në 1991; dhe ishte hera e fundit që një pilot fitoi titullin me një makinë të tillë me motor V12 dhe kambio manuale

Pas mbylljes së sezonit të atij viti, makina u tërhoq dhe u ruajt në selinë e McLaren në Woking dhe vetëm në vitin 2020 u dha te privatët, kurse tani ajo del në shitje. Do të jepet me certifikatën zyrtare të McLaren  dhe me përbërësit teknikë origjinalë. Përllogaritjet flasin se vlen të paktën 15 milionë dollarë, por cilido që do ta marrë në zotërim atë, do të blejë një automjet që është më shumë se një makinë garash; është nje pjesë e gjallë e historisë së Formula 1, është makina që bëri një vend të tërë të lotojë, një objekt i papërsëritshëm, i lidhur me kujtimin e një prej pilotëve më të mëdhenj. Kush do të blejë këtë makinë, do të blejë një pjesë të përjetësisë..

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta