Ky është momenti kur lojtarët mësuan se trajneri i tyre, ish-futbollisti i Tiranës nuk ja doli dhe humbi jetën
Në muajin dhjetor do të mbahet sfida e Super Viareggio Cup që vë përballë skuadrën e Kategorisë Superiore Vllaznia si fituese e edicionit të parë të Eagle Cup dhe Genoas,skuadra triumfuese e edicionit më të fundit të Viareggio Cup.
Do të jetë pikërisht 4 dhjetori kur do të luhet kjo përballje, në orën 15:00 në stadiumin ‘Torquato Bresciani’ të Viareggio në qytetjn e Lucca.Gjithcka u konfirmua në konferencën për shtyp te prezantimit të eventit që u mbajt mëngjesin e kësaj të hëne në Pallatin Paolina të Viareggios.
I pranishëm ishte dhe këshilltari bashkiak për Sportin, Rodolfo Salemi. Për presidentin e Cgc Viareggio, Alessandro Palagi, kjo sfidë mes Genoas dhe Vllaznisë është një mundësi për të treguar miqësinë që ekziston mes popujve të të dy vendeve
Top Channel