Rexhep Ademi ka nisur sot një grevë urie para godinës së SPAK.
Teksa mban në duar tre pankarta me emrat e familjarëve që nuk jetojnë më, ai shprehet se do të kërkojë drejtësi deri sa të vdesë.
Në një prononcim për mediat ai thotë se, nënën dhe dajën ia kanë vrarë për pronat, tani duan që t’i prishin edhe shtëpinë.
“I vdekur që i vdekur jam… Nënën ma vranë, dajën ma vranë, pronat i kam vuajtur, shtëpinë duan të ma prishin. Tani, do të bëjmë konflikt dhe ose do hyjmë në burg, ose do vritemi. Më mirë vdes këtu. Do bëj grevë këtu në rrugë, deri në vetëflijim”, është shprehur Ademi.
Ai bën thirrje që drejtësia të hetojë vrasjen e shtetasit Selman Ismaili dhe tentativën e vrasjes së Sheko Qerim Ademi. Sipas tij rasti i familjes Qerim Rifat Ismaili bën fjalë për një tentativë vrasje dhe një vrasje të arkivuar si vetëvrasje nga shteti.
Ademi pretendon se vrasjet e familjarëve të tij dhe tentativat janë bërë nga personat që i kanë grabitur pronën, ndaj ai kërkon nga Prokuroria e Posaçme, si institucioni i fundit ku ka ende besim, që të bëjë drejtësi.
Top Channel