Guvernatori Sejko takim me shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë: Politika monetare do të orientohet drejt stabilitetit të çmimeve Për të gjithë qytetarët dhe bizneset në Tiranë do të ketë një mënyrë më të thjeshtë për të lehtësuar komunikimin me administratën sa i përket pagesave të taksave dhe tarifave vendore.
Kjo do bëhet përmes Kartës së taksapaguesit, një dokument ligjor informues, që ofron informacion të detajuar mbi të drejtat dhe detyrimet e taksapaguesve.
“Ajo përmban brenda saj të gjithë informacionin të drejtave dhe detyrimeve që kanë taksapaguesit subjektet e interesit dhe patjetër dhe mënyrën se si paguajnë apo përllogariten taksat dhe tarifat vendore për të gjithë qytetarët apo bizneset e Tiranës”, tha Ermal Menaj, Përfaqësuese e Taksave dhe Taqrifave Vendore, BT.
Ky dokument do tu mundësojë gjithashtu qytetarëve dhe bizneseve që të kuptojnë më mirë dhe afatet e pagesave.
“Jo vetëm mjet informues por kjo kartë e taksapaguesit sjell dhe ndikon në pagimin në kohë të detyrimeve tatimore dhe taksave dhe tarifave vendore të taksapaguesve në Tiranë”, u shpreh Menaj.
Për prezantimin e kësaj iniciative janë zhvilluar takime me shoqatat e biznesit ndërsa për qytetarët që kërkojnë të informohen mbi detyrimet e tyre tatimore, mund ta aksesojnë kartën e taksapaguesit në faqen zyrtare të drejtorisë së Përgjithshme të taksave dhe tarifave vendore.
Top Channel