
Kuqezinjtë arritën një fitore historike mbrëmjen e djeshme në Leskovc ndaj Serbisë duke bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit për në Botërorin e 2026-ës.
Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel Endi Tufa, në autobusin e Kombëtares pas fitores shpërtheu festa teksa Kuqezinjtë dëgjohen duke kënduar këngë italiane, e më pas para nisjes së tyre drejt atdheut në avion djemtë e Sylvinjos festuan me këngën e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Teksa hipnin në avion për tu nisur për në Shqipëri, lojtarët e Kombëtares u pritën nga stjuardesa me një flamur shqiptar, i vetmi që u valvit në tokën serbe, përveç atyre zyrtarë në stadium dhe atij gjatë himnit kombëtar.
Pas 3 ditësh, më 14 tetor ekipi i Kombëtares do të presë në Tiranë Jordaninë në një ndeshje miqësore.
Top Channel