
Moderatorja shqiptare, Albana Bejko, ka zbuluar të vërtetën rreth përndjekjes që mjeku psikiatër Behar Kamberi i ka bërë për një kohë të gjatë.
Ajo ka treguar të gjithë zanafillën e takimit me shqiptarin nga Kosova, e më pas kontaktin që ky i fundit i ka bërë në platforma të ndryshme sociale, përfshirë numrin personal.
“Unë kam qenë në një restorant. Më ka kërkuar të bëjë një foto me mua, e kam bërë me shumë dashamirësi. Që nga ai moment pashë një lloj tendence për t’u afruar, por ia lash faktit që jemi personazh publikë, janë gjëra që ndodhin. Kam marrë mesazhe edhe në numrin tim personal. Kam marrë telefonata, duke mos e ditur me kë kam të bëj, i kam kërkuar të më lërë të qetë sepse nuk kam pasur asnjë interes.
Kam pasur mesazhe opsesive, deluzionale, që sipas tij pretendohet se pas fotos e kishte projektuar jetën. Që prej 2020, kam marrë mesazhe nga ky person. Por takimi për së afërmi mendoj që e kanë bërë të ketë më pas reagime.
Nuk kam marrë asnjë dhuratë nga ai, ndryshe nga sa është folur, se u fol për një parfum. Duke parë që qëllimi është i sëmurë, nuk do pranoja asnjë dhuratë. Kam qenë e frikësuar, kam ndryshuar stilin e jetesës.
Kam pasur debat në prokurori për këtë pjesë. Kam marrë mesazhe, që janë agresive, jo nga përmbajtja, por kur them jo 1,2,3 herë, e ai vijonte. I kam thënë që nëse më bezdis do të të denoncoj në polici”, tha Albana Bejko.
Top Channel