“Në Leskovc, në tokën e Shqipërisë…”/ Plisat ndezin atmosferën në prag të Serbi-Shqipëri

05/10/2025 17:29

Me 11 tetor, Shqipëria do përballet me Serbinë në Leskovc, në përballjen kualifikuese të botërorit, një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij grupi për vendin e dytë.

Frika e përleshjeve dhe ngjarjeve të pakontrollueshme në Beograd i bëri autoritetet serbe ta spostojnë ndeshjen në një qytet të vogël poshtë Nishit në jug të Serbisë.

Një qytet për të cilin historia shumë vite më pare rreth viteve 1800 ka dokumente në të cilat tregohet se deri në këtë territor kanë jetuar shqiptarët.

Nisur nga histori edhe padyshim për të ngritur edhe më tepër temperaturat në prag të kësaj ndeshjeje kaq delikate, aq sa edhe Federata Serbe e Futbollit anuloi shitjen e biletave, kanë kontribuar grupimi i tifozëve të Prishtinës “Plisat”.

Gjatë ndeshjes Prishtina-Ballkani, e zhvilluar në Hajvali, tifogrupi hapi një banderolë mjaft domethënëse ku shkruhej: “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë. Na bëni krenarë, për nder të historisë”. Një mesazh mjaft i qartë, disa ditë para takimit të rëndësishëm.

Top Channel