
Gara e Çmimit të Madh të Singaporit dhuroi emocione dhe tension brenda kampit të McLaren-it.
George Russell triumfoi në Marina Bay, duke lënë pas Max Verstappen dhe Lando Norris, ndërsa podiumi u plotësua me britanikun e McLaren-it që siguroi vendin e tretë.
Pas tij u renditën Oscar Piastri në vendin e katërt, Kimi Antonelli i pestë, Charles Leclerc i gjashti dhe Lewis Hamilton në vendin e shtatë.
Megjithëse gara u mbyll me fitoren e Russell, fokusi kryesor ishte tek McLaren, që u shpall kampione e botës për konstruktorë.
Megjithatë, brenda skuadrës britanike nuk mungoi tensioni: në xhirot e para, Norris dhe Piastri patën një kontakt të ashpër, ku britaniku e shtyu jashtë piste shokun e skuadrës.
Pavarësisht incidentit, të dy përfunduan garën në zonën e lartë të renditjes, duke mbajtur të hapur duelin për titullin e pilotëve. Diferenca mes Piastrit dhe Norris u ngushtua nga 25 në 22 pikë, duke premtuar një fund sezoni dramatik për fronin e kampionatit. Gara e radhës është më 19 tetor në Teksas, e cila do të transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Top Channel